Shprehjen “të dua” vështirë se do ta dëgjoni nga këto dy shenja të Horoskopit
Në shikim të parë, mund të duken të ftohtë e të paarritshëm. Sidoqoftë, pamja gënjen, e njësoj edhe në rastin e personave që i përkasin këtyre dy shenjave të horoskopit.
Megjithëse personat e këtyre shenjave rrallëherë i thonë fjalët “të dua”, kjo nuk nënkupton se ata nuk kanë ndjenja për ju, por thjesht janë nga natyra më të mbyllur.
Bricjapi
Të ftohtë dhe arrogantë – kjo është përshtypja që e krijon secili kur takohet për herë të parë me dikë që i përket shenjës së Bricjapit.
Në pamje të parë mund të duket se nuk kanë romancë fare, por kur janë vetëm me partnerin, situata ndryshon.
Për t’i shfaqur ndjenjat e tyre, personat e kësaj shenje zakonisht e bëjnë përmes veprimeve dhe dhuratave, ndërsa u merr kohë e gjatë për t’u ndjerë të lirë t’i thonë fjalët “të dua”.
Megjithëse mund t’i ndjejnë këto emocione, ata rrallëherë i shprehin emocionet e thella.
Luani
Edhe nëse keni kaluar muaj apo vite me një person që i përket shenjës së Luanit në horoskop, duhet ta keni parasysh se ai person e ka të vështirë ta shfaq anën romantike dhe anën e “dobët”.
Këtyre personave u pëlqen të duken se kanë autoritet dhe e krijojnë përshtypjen e një personi të fortë, gjë e cila i bën ata që rrallëherë t’i shfaqin emocionet.
Megjithëse Luani do të bëjë gjithçka për ju, duhet të prisni pak më gjatë derisa t’i dëgjoni fjalët “të dua”.