Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen në Eurovizionin e Ukrainës

Radio Televizioni Publik Shqiptar, RTSH, konfirmon zyrtarisht se Shqipëria do të marrë pjesë në Eurovizionin qe zhvillohet në Kiev, në muajin maj të vitit te ardhshem.

Në Faqen Eurovizion Albania në Facebook  shkruhet  se Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen dhe shumë shpejtë do të nisë përgatitjet për Festivalin e RTSH-së, nga  ku del edhe fituesi.

Shqipëria merr pjesë në Eurovizion që nga viti 2004, me debutimin e Anjeza Shahinit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë vit Eneda Tarifa mori pjesë me këngën “Fairytale”. Këngëtarja, e cila ka arritur rezultate më të larta, mbetet Rona Nishliu, e cila vitin 2012 zuri vendin e pestë në këtë garë. Në anën tjetër, emrat si Eneda Tarifa, Aurela Gaçe, Hersi Matmuja, Luiz Ejlli e të tjerë, kanë dështuar të hyjnë në finale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetet evropiane që kanë të drejtë të marrin pjesë në Eurovizion duhet ta konfirmojnë pjesëmarrjen deri me 10 tetor, sipas Kult Plus.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?