Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:11 Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit Një zjarr ka rënë në ambientet e Top Albania Radio, duke ndikuar në funksionimin normal të radios dhe duke sjellë anulimin e transmetimit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqipëria, makinat dhe rrëfimi i çuditshëm i një gazetari të huaj

Magazinë E mërkurë, 7 Gusht 2019 20:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përse shoferët shqiptarë janë kaq të guximshëm?

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Këtë e shpjegon në një koment redaktori i gazetës zvicerane, Der Bund, pas një vizite në Shqipëri

Mund t'ju interesojë

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 1 ore
Blerina Matraku: Jam penduar për marrëdhënien që kam krijuar me Adi Hilën. Kamerat, pabesi…

Blerina Matraku: Jam penduar për marrëdhënien që kam krijuar me Adi Hilën. Kamerat, pab...

11 Tetor 2026, 02:47
Gjenova bashkon 40 bashki dhe 5 rajone italiane në nismën ndërkombëtare “Kick War Away” për paqen

Gjenova bashkon 40 bashki dhe 5 rajone italiane në nismën ndërkombëtare “Kick War Away”...

8 Tetor 2026, 11:23

Nga Markus Duetschler

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tek ne në Bernë, makinën më shumë e tolerojnë sesa e dashurojnë, kjo e thënë në mënyrë të sjellshme. Në fakt, ka disa persona autoritarë që thonë se ajo duhet zhdukur fare. Nëse kjo nuk është e mundur, drejtuesit e saj duhet të jenë të shqetësuar vazhdimisht. Kjo të paktën deri në pikën kur ato të përfundojnë në varrezën e makinave.

Por në Shqipëri është ndryshe. Atje makinat risillen në jetë nga varrezat. Edhe makinat e dëmtuara rëndë rifitojnë një jetë të dytë në servis dhe vazhdojnë të ndjekin yllin e tyre. Kjo e thënë në kuptimin e plotë të fjalës, pasi dendësia e makinave Mercedes është më e madhe në këtë vend të vogël ballkanik sesa në fabrikën e prodhimit në Sindelfingen, pranë Shtutgartit.

Për dekada me radhë, shqiptarët kanë qëndruar vazhdimisht larg timonit. Nën sundimin e diktatorit jetëgjatë komunist, Enver Hoxha, kishte vetëm disa makina Mercedes, në të cilat lëviznin zyrtarët me shoferë- të fshehur në mënyrë diskrete.

Qytetari mesatar duhej të priste autobusët e rrënuar, ose shkonte në punë në këmbë e madje jo pak herë mbi rimorkion e ndonjë kamioni. Një medalje si shoqëri 1 mijë vatëshe shqiptarët nuk e kanë marrë akoma.

Kur një vizitor i huaj (unë) drejton një makinë me qira përmes Shqipërisë malore, ai ndjen sikur disave u mungon vërtet përvoja e drejtimit të mjetit. Ose sikur kanë pasur një mungesë të gjatë. Për shembull, në tokën e bijve të shqiponjave, dikush të parakalon edhe tek vijat e sigurisë, madje edhe kur janë dyfish, madje edhe në kthesë. Kryesisht, për fat të mirë, në rrugët rurale ka zakonisht tre mjete krah për krah. Nëse jo, atëherë parakalimi në varrezë fillon sërish nga e para.

Në një libërth udhëtimi të një botueseje të dashuruar me Shqipërinë, thuhet se shqiptari zakonisht është rezistent ndaj këshillave dhe ka mendimin e tij. Kisha menduar se ishte një tezë e guximshme dhe e përgjithshme, derisa u takova me një taksist. Shoferi më pyeti një gjysmë duzine sesi quhej hoteli.

Ia tregova në celular me funksionin e navigatorit, por nuk i interesonte. Telefonoi centralin për të pyetur për rrugën. Pastaj telefonoi hotelin me sugjerimin që recepsionistja të më sqaronte rrugën në anglisht, të cilën më pas duhet ta përktheja në italisht. Pas referencave të reja ndaj sistemit të navigimit, ai reagoi duke thënë: Pfua, pa problem!

Kur nisi të pyestë kalimtarët për udhëzime nga dritarja, mendova se ishte pika më e ulët e udhëtimit me taksi. Por u bë akoma më keq: ai nisi të bënte me gjeste ndaj një burri, që u lëkund disi kur na u afrua me biçikletë, një pamje e rrallë (biçikleta, jo shoferi që mallkonte).

Në mbrëmje në televizor- si thuajse çdo ditë- nisi të transmetohej një film bardhezi i kohës së komunizmit. Në të ishte një skenë ku taksisti u kërkonte kalimtarëve udhëzime dhe më pas i bënte gjeste një çiklisti. Tani e kuptova se nuk ishte një rast i izoluar, por rrjedhë e trashëgimisë kulturore jomateriale, sipas përcaktimit të UNESCO-s.

/Mapo.al

Etiketat e lidhura

gazetariMarkus Duetschlerrrugetshoferët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 1 minute

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 4 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit
Para 7 minutash

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr
Para 9 minutash

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.