Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqipëria përgatitet të legalizojë kanabisin, Maqedonia e Veriut që e bëri 4 vite më parë është penduar

Magazinë E premte, 29 Maj 2020 20:49
Shqipëria përgatitet të legalizojë kanabisin, Maqedonia e Veriut që e bëri 4 vite më parë është penduar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria po përgatitet të legalizojë prodhimin e bimëve narkotike për qëllime mjekësore, në një kohë kur ende vazhdon kultivimi i paligjshëm dhe trafikimi i marijuanës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shumica socialiste kundërshtoi disa vite më parë propozimin e politikanit socialist Koço Kokëdhima për legalizimin e saj.

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 3 orësh
Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Para 17 orësh
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 19 orësh

Por, sot ajo angazhohet ta miratojë ligjin brenda këtij sesioni parlamentar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Maqedonia e Veriut, që e nisi më herët këtë rrugë4 vjet më parë me shpresa të mëdha për fitime ekonomike, nuk ka të dhëna optimiste dhe sot optimizmi atje është zbehur ndjeshëm.

“Mendoj se prishmëritë nuk janë arritur as për së afërmi. E them këtë nga shkaku se në vitin 2016 ky lloj biznesi u paralajmërua me pompozitet të madh, projeksionet ishin se brenda një viti do t’i sillte vendit një fitim të pastër prej 100 mln euro dhe se Maqedonia do të shndërrohej në një lloj superfuqie evropiane por edhe botërore në prodhimin e kanabisit. Kishte një eufori të themi në mesin e investitorëve dhe biznesmenëve dhe një pjesë e madhe e tyre vendosën të investojnë në këtë degë të re të biznesit në Maqedoninë e Veriut. 

Por, 4 vite më pas mund të them se pjesa më e madhe e tyre janë të dëshpëruar pasi nuk kanë arritur të kthejnë as për së afërmi investimin. Është një aktivitet që ende nuk është duke lulëzuar si duhet, ende nuk është duke hapur vende të reja të punës, ende nuk është duke reflektuar aq sa pritej në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut dhe nga kjo perspektivë kohore nuk mund të flasim për ndonjë impact social” – thotë për VOA gazetari investigativ në Maqedoninë e Veriut, Xhelal Neziri.

Ndërsa studiuesi Zef Preçi thotë se informaliteti i lartë në ekonomi nuk e ndihmon suksesin e kësaj nisme, madje ajo mund të sjellë edhe efekt “boomerang”.

“Mendoj se duhet parë në dy këndvështrime të ndryshme. Së pari, prania e kanabisit në ekonominë tonë kombëtare dhe roli i këtij burimi informal dhe kriminal parash dhe së dyti, përpjekjet e qeverisë për të shtuar të ardhurat buxhetore në periudhë krize. Mendoj se kjo është një përpjekje e qeverisë, ndoshta më shumë si një sinjal politik duke qenë se jemi në vit elektoral, pasi dihet që ekonomia shqiptare ka rreth gjysmën e saj informale. Do të thotë që pamundësia e qeverisë për të mbledhur taksat është evidente dhe futja e komponentëve të kësaj natyre do të deformojë, sipas mendimit tim edhe kulivimin e bimëve bujqësore, deri të çmimi i bukës mund të pësojë rritje për shkak të orientimit drejt fitimit” – tha zoti Preçi.

Liberalizimi i kanabisit mjekësor, për disa shihet si një nismë e vonuar që do t’i sillte Shqipërisë të ardhura të kënaqshme, por pjesa tjetër e konsideron si një nismë me rrezik të lartë që shkon në raport të zhdrejtë me situatën.

Shqipëria vijon të konsiderohet si vend prodhues në masë i kanabisit nga agjenci ndërkombëtare që kanë në fokus kriminalitetin dhe lëndët narkotike; informaliteti ekonomik dhe brishtësia e institucioneve e shtojnë dozën e skepticizmit mbi nismën e paralajmëruar.

/Ora News

Etiketat e lidhura

kanabisinMaqedonia e Veriut
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 3 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 4 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 4 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 7 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 6 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.