Shqipëria përkujton Holokaustin

Dita Ndërkombëtare e Holokaustit (27 janar) përkujton miliona viktima të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku rreth gjashtë milionë njerëz u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e hebrenjve.

 Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau nga forcat sovjetike në vitin 1945.

 Roli i Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë nga tmerret e holokaustit është i ditur botërisht.

Shqipëria është një prej vendeve të rralla në botë ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, u strehuan e gjetën shpëtim, jo vetëm hebrenjtë që jetonin në Shqipëri, por edhe disa mijëra hebrenj të vendeve të Ballkanit dhe të Evropës Qendrore.‪

Edhe këtë vit, Ministria e Punëve të Jashtme do të organizojë një aktivitet në mjediset e saj, ditën e mërkurë, dt. 27.01.2016, ora 11.45.

SHKARKO APP