Shqiptarët të zënë në çarkun e mizerjes dhe mjerimit nga rilindja!
Nga Dritan Kaba
Të gjithë po shqetësohemi për një gjë që ende nuk ka ndodhur perhapja në vend e coronavirusit, fatmirësisht, por për fatin e naftëtarëve që janë në grevë urie shumë pak kush po flet. Dje humbi jetën njeri prej tyre, siç i thotë populli i plasi zemra nga marazi. Tallja ndodh edhe me propozimet e fundit, që i kanē kthyer naftētarët dhe djersën e tyre ne nje loje bixhozi apo si një ankand të dikurshëm shklevërish. Tē jap gjashtē rroga i thotë pronari, nga dy vite e gjysëm që ka pa i paguar. Luan me familjet e tyre si bixhozxhi kalibri, ashtu si edhe mbrojtesi i tij Rama me Vuçiçin, duke nxjerre ne treg tokat e shqiptarēve, te ardhmen e tyre me projektin anti kombetar të Minishengenit apo ate tradhëtar te shkëmbimit të territoreve.
E ku ka maraz më të madh se të mos kesh çfarë t’i japësh fëmijëve për të ngrënë, megjithëse ke punuar për mbi një vit edhe ende nuk të paguajnë. Ku ka maraz më të madh për një burrë, baba sa të mos jetë i mundur të ndihmojë familjen e tij, megjithëse mbi një vit është çuar herët në mëngjes edhe e ka lënë punën afër mbrëmjes.
Ku ka maraz më të madh se kur sheh indiferencën e qeveritarëve që vetë i ke votuar edhe askush nga ata nuk pyet për të drejtën tënde, atë të ekzistencës, të pagesës për punën e kryer. Askush nga qeveritarët ende nuk ka shkuar t’i thotë një fjalë.
Ku ka maraz më të madh kur e di se të njëjtëve “biznesmenë”, që nuk të paguajnë rrogën për të mbajtur fëmijët gjallë dhe sigurimet që të mundesh të kesh një pension, po këta qeveritarë arrogantë, mashtrues, të pa fe, pa din edhe iman, i kanë falur jo pak por mbi 50 milion euro taksa të papaguara, vetëm 4 vite më parë.
Ku ka maraz më të madh se kur e di shumë mirë se jeta jote edhe e fëmijëve tuaj është një lojë për tregun e naftës, ku jetesa e një qyteti varet nga monopoli i naftës dhe çmimeve të bursës.
Sot ende askush nga qeveria nuk ka folur. Deri sot këta njerëz nuk ekzistojnë. Kryetari Kuvendit dhe zv. Kryeministri ikin për takim partie dhe nuk denjojnë as t’i takojnë këta shqiptarë, që janë në kufijtë e ekzistencës. Kjo është realisht fytyra e pistë e Rilindjes. Kjo është arroganca e këtyre njerëzve që në pushtet kanë ardhur me votat e krimit të organizuar dhe e kanë bërë Shqipërinë një plaçkë tregu për oligarkët, se së bashku me paratë e tyre i blejnë mjerimin ditët para zgjedhjeve. Me paratë e oligarkëve që nuk i paguajnë rrogën, i blejnë varfërinë, i blejnë skamjen, i blejnë dinjitetin.
Kjo është qeveria që kanë sot shqiptarët, arrogante, e paskrupullt, kriminale me të pamundurit dhe bën gjithçka t’ua bëjë jetën të pamundur në vendin e tyre, duke i detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, për të emigruar, duke i detyruar të braktisin vatrën e tyre, Atdheun e tyre.
Shqiptarët sot kanë në krye një klloun kryeministër, që shan edhe ofendon shqiptarët i thotë atyre dembele, të paaftë, injorante dhe pa asnjë sëkëlldi iu thotë, “do ju zëvendësoje me pakistaneze, bangladeshas”, a ku e di unë se me çfarë, se ju nuk e meritoni vendin që të parët tuaj kanë luftuar dhe derdhur gjak për ta bërë dhe mbrojtur nga copëtimi, për ta bërë këtë që është sot. Sot është një kryeministër, që po kërkon të zëvendësojë popullin se nuk i pëlqen, sepse shqiptarët kërkojnë të drejtat e tyre.
Çdo zë i lirë e bezdis. Çdo e drejtë e kërkuar atë e shqetëson, ndaj i ka vendosur t’i zëvendësojë shqiptarët me skllevërit e kohëve moderne, me ata që nuk ndihen, nuk flasin, nuk kërkojnë.
Kjo është Shqipëria sot me një naftëtar, që ka humbur jetën nga marazi dhe me një shoqëri, që nga varfëria dhe mizerja është e zënë në çarkun e së keqes me emrin Rilindje!