Shqiptari nga Amerika, kryedirigjent në Teatrin Nacional të Gjermanisë

“Erste Kapellmeister” i ri, një titull muzikor që mund të përkthehet si drejtor muzikor, ose “kryedirigjent” i Teatrit Nacional Gjerman në Weimar është Stefan Lano. Ai është shqiptar dhe është emëruar tani vonë në këtë post.

I lindur para 65 vitesh më parë në SHBA, Stefani ishte fëmija i një çifti shqiptarësh të ikur atje nga regjimi i Enver Hoxhës, shkruan concerti.de. në artikullin me titullin “Një kosmopolit në Weimar”. E Wimar-i njihet si qyteti i poetit të madh gjerman, Goethe. Stefani thotë se për herë të parë ka pasur rastin të vizitonte atdheun e tij, Shqipërinë, në vitin 2014, falë ftesës së bërë nga ambasadori i atëhershëm i Shqipërisë në Zagreb, transmeton albinfo.ch. “Prindërit e mi nuk e kishin vizituar më kurrë Shqipërinë gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës.

Ndërsa unë e kam ndjerë veten atje menjëherë si në vend timin”, shprehet Lano. Këtë përgjigje e jep pasi është pyetur nga gazetari nëse në pasionin e tij për vepra komplekse muzikore rreh edhe shpirti i tij ballkanik. Por, sipas tij, zemra e tij rreh “për çdo muzikë”. Ai, me përvojën e tij të pasur prej dirigjenti konsiderohet të ketë sjellë fat në Teatrin Gjerman. Lano ka qenë asistent i dirigjentit të madh Loreen Maazel në Orkestrën Simfonike të Pitsburgut, në Gjermani, dirigjent kryesor në orkestrat përkatëse nacionale të Argjentinës e të Uruguait, etj.. Thjesht, ai është një nga ekspertët më të kërkuar për muzikë bashkëkohore teatrore në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?