Shqiptarja në Austri: Pas sulmit të djeshëm vetëm një atentator! S’u përmend origjina

Majlinda Cullhaj, sekretare e Përgjithshme e Shoqatës Austri-Shqipëri ka deklaruar në një intervistë për ABC Radar se autoritetet austriake deri në këto momente kanë dyshime të forta se në sulmin e përgjakshëm të një nate më parë ka pasur vetëm një atentator.

Ajo deklaroi se janë marrë mbi 20 mijë pamje filmike të qytetarëve që panë nga afër ngjarjen tragjike dhe deri tani shanset janë mbi 50% se Kujtim Fejzullahi, shqiptari nga Maqedonia me nënshtetësi austriake ka qenë i vetmi që ka qëlluar. Lidhur me origjinën shqiptare të këtij të fundit, Cullhaj tha se kjo nuk është përfolur në mediat vendase dhe se diskutimi i vetëm ka qenë lirimi i parakohshëm i tij nga burgu.

“Me shumë gjasa kemi të bëjmë me një atentator të vetëm. Janë shkarkuar mbi 20 mijë filmime nga njerëz të thjeshtë dhe është 50% shansi që kemi të bëjmë me një aterntator të vetëm. Sipas Ministrit të Brendshëm ka shumë gjasa që kemi të bëjmë me një atentator të vetëm. Në të gjithë shtypin vjenez nuk është përmendur asnjëherë origjina shqiptare të atentatorit.

 E kam hasur vetëm një një revistë javore ku thuhet se rrënjët i ka në Shqipëri. As ministri i Brendshëm, sa kancelari nuk kanë përmendur origjinën. Djali në fjalë u kap nga policia dhe u dënua me burg në Austri dhe u lirua para kohe. Ky është diskutimi. Më shumë diskutohet fakti që ky njeri hapi sulm në 20:00 të mbrëmjes dhe për 9 minuta u ekzekutua. Në 9 minuta ai vrau 4 njerëz dhe plagosi 22 të tjerë, prej të cilëve 3 janë në gjendje shumë të rëndë”, tha Cullhaj./mv.abcnews.al

SHKARKO APP