Shqiptarja nga Shkupi akuzon ish presidentin gjerman Joachim Gauck për ngacmim seksual

Vajza nga Shkupi, Zana Ramadani është 34 vjeç dhe pjesë e Partisë DemoKristiane në Gjermani. Ajo u bë e njohur me grupin feminist të “Femen”, ku si mënyrë proteste shpesh zgjidhnin të zhvisheshin në pjesën e bustit.  Pas librit të saj “Rreziku i mbuluar”, i cili flet për  fuqinë  e nënave myslimane dhe “maninë e tolerancës gjermane “, ajo promovon sot një tjetër libër me titull “Seksizmi mbi burrat, pushtetin dhe gratë”

Libri fillon me një skenë nga një ngjarje në Kështjellën Bellevue, në të cilën ish presidenti gjerman Joachim Gauck, sipas Zana Ramadanit, i ka  kërkuar, duke aluduar në punën e saj si një aktiviste, nëse mund të zhvishej edhe para tij. Atëherë ajo është përgjigjur me fleksibilitet se fustani i saj nuk ishte aq praktik sa për të bërë një gjë të tillë. Gauck-sipas Zanës- u përgjigj se ai mund ta ndihmonte për një gjë të tillë. Në një foto të publikuar edhe në libër, ai e ka kapur për beli, duke vënë dorën mbi ijet e saj “Isha e prekur në mënyrë të papëlqyeshme, por e lashë të ndodhte. E çfarë mund të bëja unë?”, shkruhet në libër

Nga ana e tij,  ish-presidenti Federal Joachim Gauck nuk dha asnjë përgjigje të drejtpërdrejtë rreth librit. Në emër të Gauck shkroi avokati i tij Christian Schertz në një email:

“Akuza e znj. Ramadani është pa themel. Nëse e lexon saktësisht tekstin e saj, thjesht thotë se Z. Gauck e ka vënë dorën rreth belit për fotografim dhe pastaj shpreh vetëm një hamendësim në tekstin e saj, që dora mund të kalonte më poshtë, por kjo në të vërtetë nuk ndodhi. Po ashtu, ajo nuk e akuzon atë se e ka prekur imoralisht, thjesht dyshon se mund të ndodhte. ”

Nuk dihet  vërtetësia e kësaj ngjarjeje, por libri i Zanës  vjen në një kohë kur në të gjithë botën janë ngritur akuza të shumta lidhur me ngacmimet seksuale.

/Ora News

SHKARKO APP