Si do të jetë fundjava? Njihuni me surprizat e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë pasditës vranësirat do të intesifikohen duke shtuar mundësitë e reshjeve të dielën.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02ºC në 15ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 21ºC dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 22ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 13ºC dhe në zonat e ulëta nga 06ºC në 14ºC.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?