Investitorët ndërkombëtarë kanë premtuar 14 miliardë dollarë për të luftuar sëmundje si AIDS, malaria dhe tuberkulozi, në një samit të organizatës Global Fund në qytetin e Lionit në Francë.
“Sot kemi marrë zotime për 14 miliardë dollarë dhe jemi të emocionuar”, tha Peter Sands, drejtori i Organizatës. Ai rikujtoi objektivat për të shpëtuar 16 milionë jetë, përgjysmuar vdekjet vjetore deri në vitin 2023 nga këto 3 epidemi si dhe parandaluar 234 milionë raste infeksionesh.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, pjesëtar në samit, përmendi Japoninë si një nga vendet e G7 që ka ngelur mbrapa me kontributet. Personalitete në event përfshinin themeluesin e Microsoft, Bill Gates dhe liderin e grupit U2, Bono.
Gates foli për parandalimin e përhapjes së HIV, nëpërmjet një pilule mujore antiretrovirale që po zhvillohet. Organizata ka caktuar për objektiv parandalimin e 234 milionë infeksioneve të lidhura me 3 sëmundjet deri në vitin 2023.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 37.9 milionë njerëz jetonin me HIV ose SIDA në të gjithë botën në vitin 2018.
