Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:26 Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistrin, duke e shpallur fajtor për korrupsion dhe pastrim të produkteve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Sjellja e re” e opozitës dhe një shembull nga SHBA

Magazinë E shtunë, 8 Shkurt 2020 22:23
“Sjellja e re” e opozitës dhe një shembull nga SHBA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Fitim Zekthi

Një nga format më të shpeshta dhe të rëndësishme të sondazheve që bëhen në vendet demokratike dhe që shërbejnë si mjet mjaft i rëndësishëm i demokracisë është ai i “miratimit të punës” (job approuval) së qeverisë dhe sigurisht kryetarit të saj.

Për ata që merren me sondazhe ose e njohin metodologjinë e tyre me anë të këtij sondazhi njerëzit tregojnë se si qeveria ka ndihmuar me papunësinë, si ka ndihmuar me fuqinë blerëse, me uljen e varfërisë, me përmirësimin në shëndetësi, me pensionet, me cilësinë në shkolla, me sigurinë dhe rendin publik, me luftën ndaj korrupsionit me respektimin e ligjit, politikën e jashtme.

Në qoftë se do të zhvillohej ky sondazh në Shqipëri puna e Edi Ramës dhe e qeverië së tij në këto shtatë vite do të ishte e vështirë të pëlqehej, të miratohej në shumë se baza e verbër e partisë. Edhe baza e verbër e partisë socialiste do ta miratonte qejfprishur punën e Ramës.

Ramën nuk do ta vlerësonte askush jashtë kësaj baze të verbër për vendet e reja të punës sepse papunësia vetëm tek të rinjtë është rreth 40%. Punën e qeverisë Rama për fuqinë blerëse nuk do ta pëlqente gjithashtu askush sepse njerëzit sot janë shumë të dobët në treg dhe mezi nxjerrin muajin ose nuk e nxjerrin dot fare. E njëta gjë mund të thuhet për pensionet të cilat janë me të vërtetë shumë të ulëta dhe janë në të njëjtën pikë prej vitesh, për rendin publik apo sigurinë, për korrupsionin etj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Historia politike e botës ka treguar se që të fitojë zgjehdjet një parti në pushtet duhet që ajo të ketë një pëlqim të punës së saj të paktën mbi 46%. Në këto kushte kryeministri Rama nuk ka asnjë shans të fitojë një mandat tjetër. Sa do të jetë e verbër baza socialiste ajo nuk i kalon 33 deri në 35% të votuesve. Në vendet me politikë më fanatike, me politikë ku elektorat është i ngulitur me dekada në pozicione baza e verbër e një partie nuk i kalon kurrë 33% përqindët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nuk ekziton deri më sot në historinë mbi 200 vjeçare të partive që një parti të ketë qenë gjithnjë mb 33% (e vetmja parti që nuk ka rënë kurrë poshtë 33% në 100 vitet e fundit edhe në ditën e vet më të keqe është partia republikane në SHBA). Kjo nuk do të thotë se partria e kryeministrit Rama do të bjerë poshtë 33% por kjo do të thotë që në kushtet e “miratimi katastrofik të punës” së tij ajo parti nuk mund të prodhojë kurrë shumicë qeverisëse. Në kushte të tilla qeveri si kjo e Ramës shpresojnë vetëm në dy gjëra. Njëra është krijimi i idesë se nuk ka votues të lëkundur, se nuk ka votues që ndryshojnë mendim, se çfarë që të ndodhë kjo qeveri i ka votat e mjaftueshme për të fituar.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Tjetra është përçarja e kundërshtarit, shëndërrimi i tij në një trupë amorfe që merret gjithë kohës me veten, që nuk prodhon dot një mesazh kombëtar për shoqërinë, që nuk ka ka kohezion dhe që nuk mund të shërbejë dot si një shumicë qeverisëse. Kryeministri Rama me mënyrën se si bën propagandë, me mënyrën se si përpiqet ta paraqesë veten dhe qeverinë e tij para publikut kërkon të thotë se është i parrëzueshëm, se njerëzit në një mënyrë apo një tjetër duhet ta pranojnë këtë si fatalitet, se si pasojë e kësaj gjendjeje nuk ka më votues që ndryshojnë votën apo gri që mund të dalin dhe të rrëzojnë atë. Veç kësaj Rama kujdeset për një politikë shumë konfliktuale, duke i ngushtuar çdo hapësirë opozitës dhe duke e provuar atë vazhdimisht në mënyrë që ta dëshpërojë votuesin e quajtur gri.

Në krye duhet thënë se politikanë të parrëzueshëm bota nuk ka njohur. Edhe ata që mendoheshin të tillë kanë rënë në mënyrë shumë poshtëruese dhe në momentin që dukeshin më të fortë. Kështu ka ndodhur me faraonin që thoshte “jam Zot”, me mbretin Nemrud që thoshte “jap jetë dhe jap vdekje”, me Gadafin, me Mubarakun, me Ramiz Alinë por edhe me politikanë demokratë të fortë si Winston Churchill pas luftës së dytë Botërore që e mundi Clement Atlee, Hose Aznar që e mundi papritur Hose Zapatero, Nicolas Sarkozy që e mundi Francois Hollonde, etj.

Pra Rama është krejtësisht i rrëzueshëm dhe nuk ka asnjë fatalitet mbi kokat e shqiptarëve. Kjo mund të bëhet fatalitet vetëm në qoftë se njerzit e opozitës dhe shqiptarët do ta shohin këtë si fatalitet. Rama këtë ushqen. Ky ushqim që hedh Rama ka lënë shenjat e veta tek mjaft njerëz, edhe në opozitë. Pra ka njerëz në Shqipëri dhe në opozitë që e kanë brendësuar këtë “helm” që hedh Rama me sjelljen dhe propagandën e tij. Opozita po përpiqet të ndërtojë një mesazh më të gjerë se sa ndaj bazës së saj. Po përpiqet të flasë për gjëra të rëndësishme që prekin jetën e njerëzve dhe të gjithë shoqërisë. Opozita po përpiqet të ndërtojë një komunikim me familjet e zakonshme shqiptare, po përpiqet të komunikojë me ata që janë papunë, me ata që mezi ushqehen, me ata që iu dridhet zemra kur fëmija kërkon diçka dhe nuk munden ta blejnë.

Opozita po flet dhe duhet të flasë për jetën e skamnorëve dhe njerëzit me shpirtin gjithë vraga nga dëshpërimi, për vuajtjet dhe rrënimin, për mënyrën se si krimi i shkatërron jetë dhe shpresën, për braktisjen, korrupsionin. Kjo errëzon përpjekjen e pandalshme të Ramës për të mos lejuar të “kemi votues gri”. Kjo shkatërron përpjekjen e tij për ta lënë opozitën një grupim që nuk ka një mesazh kombëtar.

Sigurisht që në këtë moment Rama do të fusë në veprim asin e dytë, atë të debateve të brendshme, mosbesimit dhe tensionit të brendshëm, prodhimit të një narrative se opozita ëhstë një masë amorfe e paaftë dhe e paqartë. Ai ka shumë mënyra për ta shtyrë përpara këtë lloj narrative në opozitë. Një pushtet kaq i madh ka gjithmonë mënyra për këtë. I përket në radhë të parë mbështetësve të PD-së ta përbuzin me neveri dhe me krupë këtë përpjekje të qeverisë Rama për ta lënë opozitën një masë të tillë amorfe, për të mos lejuar që ajo ti drejtohet gjithë shoqërisë, dhe për të mos e lejuar atë të flasë për gjërat e duhura dhe të nevojshme.

Tani që flasim në SHBA kanë nisur zgjedhjet brenda partive për të zgjedhur kandidatin për president. Republikanët e kanë zgjedhur. Demokratët janë në një garë shumë të ashpër, nga më të egrat e dekadave të fundit. James Carville, një nga strategjistët më të njohur sot në botë (ai që përdori slloganin e famshëm “Është ekonomia o idiot”) drejtues i fushatës së presidentit Klinton në vitin në 1992 dhe 1996 iu kërkoi demokratëve të partisë tij vetëm një gjë. Lërini të gjitha sherret dhe inatet, mundni kundërshtarin.

Duhet të flisnin për njerëzit dhe jetën e përditshme. Unë, tha Carville, nuk e pëlqej Bernie Sandersin por jam në rresht pas tij. Çdo demokrat nga Maine në Arizona duhet të jetë në rresht përballë kundërshtarit. Kundërshtari kërkon që ne të merremi me veten, të pranojmë se zgjedhjet nuk fitohen, në qoftë se biem në lojën e kundërtarit ai ia ka dalë, nqs jo atëherë ne kemi fituar. Kur për SHBA thuhet kjo gjë çfarë duhet të thuhet në Shqipëri kur përballë është një regjim pa asnjë shenjë respekt për ligjin dhe të drejtën. Kjo nuk do të thotë se në PD apo brenda opozitës duhet mbyllur goja, se nuk duhet të ketë kritika. Kjo do të thotë se nuk duhet bërë loja e kundërshtarit.

/Faktor.al/

Etiketat e lidhura

fitim zekthi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg
Tani

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 16 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 23 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 23 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.