SKANDAL në Orikum/ Komunistët prishin orët e mësimit, tregojnë bëmat e tyre, klasifikojnë ”tradhëtarë” fëmijët e familjeve të djathta

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në shkollat e Orikumit, ku përfaqësues të Partisë Komuniste kanë prishur procesin mësimor.

Burime bëjnë me dije se përfaqësues të ture kanë shkuar në klasa gjatë orëve të mësimit dhe kanë folur me superlative për periudhën e Komunizmit.

Shqetësimi është ngritur nga prindër të fëmijëve të shkollës 9-vjecare ‘’Balil Pelari” Orikum. Ata thonë se fëmijët janë ankuar në shtëpi për episodet e ndodhura, jo vetëm nje herë por në mënyrë te perseritur.

Sipas tyre rasti i fundit ishte zëvendësimi i orës së muzikës e në vend të saj ka qenë pikërisht vëllai i administratorit të njësisë administrative orikum, Neki Haskocelaj që ka folur para fëmijëve për bëmat e komunisteve, duke fyer, e folur me fjale të ashpra me fëmijët që vinin nga familje të djathta.

Ata fëmijë që kanë kundërshtuar këtë orë “të jashtme” mësimore janë etiketuar si femijë tradhëtaresh në mes të shokeve. Kjo ka shkaktuar trauma për disa prej tyre, dhe ka bërë që të ketë edhe disa reagime në rrjetet sociale nga prindër të këtyre fëmijëve. Të kontaktuar nga gazetarja e Fax Neës Afrovita Hysaj, prindërit nuk kanë pranuar të prononcohen në media, për të mos dëmtuar fëmijët në shkollë, por ata shtojnë se kanë kërkuar informacion në drejtorinë e shkollës.

Informacion që u është mohuar.

Në lidhje me këtë situatë që siç cituam më lartë, ka ndodhur edhe herë të tjera në shkollen 9-vjecare por edhe atë të mesme, ku persona të paautorizuar shfrytëzojne orët mësimore për të bërë politike duke cënuar dhe fyer fëmijë të tjerë është njoftuar edhe zyra arsimore Vlorë. Ndërsa pritet reagimi i tyre.

SHKARKO APP