Sociologu Tushi: Është rritur ankthi, pas daljes nga bunkerizimi social konfliktet do të zgjerohen
Për sociologun Gëzim Tushi situata e pandemisë dhe izolimi social, së bashku me problemet sociale, puna dhe pasiguria tek e ardhmja kanë injektuar probleme te njerëzit.
Sipas tij, pas daljes nga kjo situatë, do të ketë një zgjerim të konflikteve mes individëve.
Gëzim Tushi: Është e nevojshme që brenda shtëpisë që njerëzit të dalin nga ky ankth, që injektohet edhe nga problemet e kësaj situatës, si problemet financiare, puna dhe pasiguria te e ardhmja. Prandaj është një moment që ne duhet ta vlerësojmë. Gradualisht do të dalim nga ky bunkerizim social dhe dalja do të zgjerohet me konflikte. Konflikte mes të rinjve, mes bashkëshortëve, mes punëmarrësit dhe punëdhënësit.
Gjeografia e konflikti është në zgjerim, sikurse po e shikoni edhe këto ditë. Në një farë mënyre, ne kemi nevojë që të ndikojmë në algjebrën mendore të njerëzve, në llogaritë e tyre, qysh kur mendon vetëvrasjen ose kur merr rrugën e krimit. Të dyja këto rrugë janë anti-humane, të papranueshme edhe nga feja.