Solidarizimi/ Konsulli i Nderit i Ukrainës hap dyert e rrjetit të hoteleve në Durrës dhe Vlorë për banorët e prekur nga tërmetet

Në këtë situatë të rëndë që po kalon vendi ynë, Konsulli i Nderit i Ukrainës në Shqipëri, Bledi Bajraktari në bashkëpunim me “ALER Travel” dhe “ALER Group” hapin dyert e rrjetit të hoteleve me vendndodhje në Malin e Robit, “ALER Hotel” dhe “ALER Luxury Resort”, ashtu edhe në qytetin e Vlorës, “ALER Grand Hotel”, si dhe “ALER Luxury Hotel”.

“Jemi të gatshëm të mirëpresim familjet e prekura nga tërmeti. Ushqimi dhe akomodimi merren përsipër nga z. BAJRAKTARI së bashku me “ALER Travel” dhe “ALER Group”! Një falëndërim edhe për z. Artur HAXHI për ndihmën e dhënë tek “ALER Grand Hotel” në Vlorë.

Shqipëria dhe shqiptarët të bashkuar, për të kaluar edhe këto momente të vështira!”, thuhet ne njoftimin e solidarizimit.

SHKARKO APP