Sondazhi: Sa % e punonjësve shqiptarë po punojnë nga shtëpia. Diferenca mes sektorit privat dhe atij publik

Masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 kanë detyruar shumë kompani dhe institucioneve që të aplikojnë rrugën e punës nga shtëpia. Referuar një sondazhi të kryer dy ditët e fundit nga IDRAPOLL, rezulton se janë 32% e të anketuarve që deklaron se në këtë situatë “po punon nga shtëpia për një pagesë”.

Kjo shifër merr parasysh kampionin e pyetur, i cili përmban edhe ata që janë momentalisht të papunë, shtëpiake, student etj.

Nëse konsiderojmë vetëm ata që “para nisjes së situatës së emergjencës” ishin të punësuar dhe që banojnë aktualisht një një zonë urbane (pra përjashtuar ata që banojnë në fshat ku punësimi është thelbësisht aktivitet bujqësor), rezulton se rreth 43% e tyre punojnë nga shtëpia përkundrejt një pagese.

Kjo shifër arrin në 48% për rastin e atyre që punojnë në sektorin publik, ndërkohë 38% për ata që punojnë në sektorin privat” shkruhet në njoftimin që shoqëron të dhënat e sondazhit.

Të dhënat e plota të sondazhit: Kliko ketu 

SCAN

SHKARKO APP