Sopranoja Arlinda Morava e ftuara speciale e Pallatit Mbreteror Rumun

Sopranoja e mirënjohur shqiptare Arlinda Morava, e cila debuton prej vitesh  me mjeshteri ne skenat e Bukureshtit, Tiranës, Zyrihut, Vjenes, Kostances.etj, pjesët më të bukura të repertorit operistik botëror, ishte e ftuar speciale e Pallatit Mbretëror Rumun, në qytetin e Kluj-it me rastin e nje Koncerti Përkujtimor për ndarjen nga jeta të Madhërisë së saj Mbretëreshës Ana të Rumanisë,nga Kori Mbretëror.
Në këtë eveniment merrnin pjesë Lartësia e tij Princi Radu i Rumanisë si dhe një numër i madh personalitetesh nga Familjet Mbretërore Evropiane, si  dhe përfaqësues të shtetit dhe Kishës Rumune.

Pallati Mbretëror në komunikatën e prezantimit të ketij koncerti si dhe interpretimin në skenë nga ana e Sopranos Morava e komentoi si vijon:
“Sopranoja Arlinda Morava është prezantuesja e vëndit të saj, Shqipërisë, në formën më fisnike të shfaqjes së një kombi, kultura!
Studimet në Universitetin Kombëtar të Muzikës në Bukuresht i kanë dhëenë privilegjin të përforcojë akoma më shumë traditat të cilat lidhin popullin tone me atë shqiptar. Në vitet që pasuan diplomimin në muzikë, ndërtoi një karrierë të shkelqyer duke interpretuar role te cilat kane pushtuar publikun si në Rumani ashtu edhe në vendin e saj te lindjes, Shqiperi por edhe më gjerë në Europë. Prezenca e saj me zërin e mrekullueshem dhe me mjeshterinë aktoreske, sjell gjithmonë kënaqesi që ka surprizuar kritikët më të mëdhenj dhe ka argëtuar auditorin me spontanitetin dhe ekspresivitetin e interpretimeve të saj.
Në këtë mbrëmje na nderon me interpretimin e punimit të kompozitorit Christian Alexandru Petrescu “Ave Maria”.
Në këtë vit hiri, ky punim i dedikohet kujtimit të Mbretëreshës Ana, kësaj Mbretëreshe të guximshme, e cila ka jetuar nën frymëzimin dhe mbrojtjen e denjë shpirtërore të Nënë Terezës, Shenjtores së cilës i gjithë njerëzimi i dedikon këto ditë homazhet më të ngrohta dhe më të devotshme për dashurinë e tyre ndaj Zotit.
I paharuar qoftë kujtimi i tyre.”

SHKARKO APP