FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

‘Sot, e premtja e zezë, çfarë është dhe ku i ka pasur fillesat?

‘Black Friday’, (E premtja e zezë) njihet si dita pas ‘Ditës së Falënderimeve’ në Amerikë. Në këtë ditë dyqanet hapen në orët e para të mëngjesit dhe mbahen të hapura deri në orët e vona.

‘Black Friday’ shënon fillimin e sezonit të blerjeve të fundvitit dhe zakonisht është dita më e ngarkuar e blerjeve në vit. Dyqanet në këtë ditë ofrojnë çmime promocionale, oferta speciale që i bëjnë shumë njerëz ta kalojnë gjithë ditën duke vrapuar nga një dyqan në tjetrin. Kjo ditë ka marrë këtë emër për të simbolizuar njerëzit, rrëmujën që do të bëjnë ata dhe vjedhjet e shumta.

Në këtë festë njerëzit mbajnë radhë të gjata para dyqaneve dhe në disa raste nga shtypjet kanë ndërruar jetë njerëz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ditë tanimë ka kaluar kufijtë e saj, pasi po praktikohet edhe në shumë shtete të tjera të botës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?