Sot eklipsi diellor, “Unaza e zjarrit” do të dhurojë spektakël
Banorët e pjesës më të madhe të hemisferës veriore të enjten do të jenë dëshmitarë të një eklipsi diellor.
Kjo ngjarje quhet eklipsi unazor. Hëna do të shihet duke lëvizur mbi yllin tonë, por nuk do ta bllokojë plotësisht dritën që vjen prej saj, shkruan BBC, përcjell abcnews.al.
Skenat më tëvqarta do të jenë në Arktik, por një pjesë e mirë e pjesës tjetër të Tokës do të mbulohet gjithashtu nga një eklips i pjesshëm, Shtetet e Bashkuara lindore dhe Alaskën veriore, së bashku me pjesën më të madhe të Kanadasë, Grenlandës dhe pjesëve të Evropës dhe Azisë.
Në Mbretërinë e Bashkuar, vendi më i favorshëm për të parë, do të jetë në Skoci. Si gjithmonë, këshilla është që të mos shikohet Dielli me sy të lirë. Kjo mund të shkaktojë dëme të mëdha.