Starton Festivali i Filmit tek Marubi, migracioni tema kyçe
Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të drejtat e njeriut ngriti siparin në Akademinë Marubi.
Migracioni është tema kryesore e këtij edicioni të 11, çka për kryetarin e jurisë njëherazi Ambasador në detyrë i OSBE, Robert Wilton, është sfida e botës moderne përgjigja ndaj të cilës është mikpritja, vlerë që sipas tij ka karakterizuar shqiptarët ndër vite.
Kurse për Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, migracioni për është një film i parë për të gjithë shqiptarët përfshirë edhe atë vetë.
President i Nderit, juristi ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, Teodhor Orlin theksoi punën e madhe që bëhet çdo vit për realizimin e këtij Festivali, ndërsa Drejtori Kujtim Çashku vlerësoi numrin gjithnjë e në rritje të artëdashësve.