Strategjia 2019-2022/ Apel për detyrimet e prapambetura dhe PPP-të

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë publike strategjinë e rishikuar të financave publike 2019-2022, e cila ka në fokus rritjen e llogaridhënies dhe transparencës në planifikimin dhe shpenzimin e fondeve publike, për përmirësimin e shërbimeve të ofruara dhe zhvillimin ekonomik.

Të pranishëm gjatë prezantimit të strategjisë, institucionet ndërkombëtare si Bashkimi Europina, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, kanë vënë theksin tek rëndësia që duhet ti kushtetohet detyrimeve të prapambetura dhe manaxhimit te riskut që vjen nga PPP-të.

Në kuadër të strategjisë së manaxhimit të financave publike, Bashkimi Europian dhe Ministria e Financave ndanë tre çmimet fituese të konkursit për artikujt më të  mirë lidhur me këtë temë, ku dy prej tyre u fituan nga Drejtori i Informacionit dhe gazetarja e TV SCAN, Enio Civici dhe Elisabeta Dosku.

SCAN

SHKARKO APP