Studim: Gati gjysma e njerëzve me borxhe kanë probleme me shëndetin mendor
Borxhi jo vetëm që ka efekte të dëmshme në jetën e dikujt, por ndikon negativisht edhe në shëndetin e tij mendor, pasi është zbuluar se gjysma e atyre që kanë probleme financiare do të përjetojnë edhe përkeqësim të shëndetit mendor, raporton “Koha Jonë“.
Fatkeqësisht, lidhja mes shëndetit mendor dhe borxhit është një rreth vicioz: një në dy njerëz me borxh ka shëndet të dobët mendor, dhe këta njerëz që kanë shëndet të dobët mendor, përgjithësisht e përfundojnë jetën pa e shlyer borxhin. Sipas raportimeve të Money and Mental Health më shumë se 100.000 njerëz në vit me borxhe përpiqen t’i japin fund jetës së tyre.
Pavarësisht nga këto shifra shqetësuese, kredia është padyshim më e lehtë se kurrë për t’u marrë dhe mbetet arsimi i mirë, që do të thotë punësim i mirë tek të rinjtë që ata ta shlyejnë këtë borxh pa u shkaktuar probleme.