Studimi: Depresioni është në fakt një sëmundje fizike
Komuniteti shkencor ishte i fokusuar tërësisht te kimikatet e trurit, si shkaku më i mundshëm i depresionit, por studime të reja po sugjerojnë në fakt se ndjesitë e dëshpërimit, stresit dhe mungesës së shpresës shkaktohen nga një inflamacionit i aktivizuar prej hiper-aktivitetit të sistemit imunitar.
Kimikatet si serotonina e dopamina, si dhe ndryshimet në balancat e tyre, ishin prej kohësh fokusi i studiuesve të depresionit dhe i kurave të mundshme të tij. Por prova gjithnjë e në rritje flasin për një reagim të sistemit imunitar që refuzon të qetësohet, pas kalimit të një sëmundjeje të rëndë apo një traume.
“Është e qartë se depresioni mund të shkaktohet fizikisht nga një inflamacion”,- tha Profesor Ed Bullmore, i Universitetit te Cambridge, duke shtuar se lidhja fizike mes inflamacionit dhe gjendjes se pamotivuar të depresionit mund të sjellë lindjen e fushës së re të studimit, “imuno-neurologjia”.
”Nuk ka dyshime se në lidhje me humorin, ka lidhje të forta mes simptomave të depresionit dhe inflamacioneve. Ne i japim njerëzve një vaksinë dhe ata bien në depresion. Klinikat e vaksinave e parashikojnë këtë gjithmonë por nuk mund ta shpjegojnë. Çështja është inflamacioni shtyn depresionin apo e anasjellta, apo nëse gjithçka është një koinçidencë”.