FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Studimi: Masat drastike evituan shifrën e pabesueshme të viktimave në Europë

Masat drastike për karantinim dhe izolim social në Evropë për të frenuar përhapjen e koronavirusit mund të kenë evituar 120 mijë viktima. Sipas kërkimit të fundit të Imperial College i Londrës dhe i publikuar nga OBSH këto shifra i referohen vetëm 11 vendeve të BE, mes të cilave Italia, Britania, Franca, Spanja, Gjermania.

Sipas kreut të studimit Samir Bhatt pedagog në Shëndetin Publik, masat e marra nga qeveritë kanë rezultuar mjaft domethënëse, pasi kanë shpëtuar jetë dhe është evituar kolapsi i sistemit të shëndetësisë brenda pak orëve.

Megjithatë studimi në fjalë ka bërë edhe parashikime të tjera duke u bazuar në statistikat e sistemeve sanitare të vendeve të marra në analizë dhe del në konkluzionin se në 28 Mars mendohet se në 11 vendet evropiane janë të infektuar deri në 43 milionë banorë, ku vetëm në Itali saktësohet se mund të jetë prekur 9.8% e popullsisë, rreth 5.9 milionë banorë, shkruan Klan Plus

Swiss Digital Desktop Reklama

Grafikët e studimit të grupit të Imperial College të Londrës, që është ndër më të prestigjiozët në botë në kërkim shkencor dhe statistika përkatëse, rezulton se Italia dhe Spanja në fund të pandemisë, kur të nxirren konkluzionet, do kenë qenë vendet më të prekura me miliona të infektuar. Dhe në mes të komunitetit shkencor ky studim ka hasur në skepticimin e mjaft ekspertëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?