Studimi: Vitamina D ul 64% vdekshmërinë tek personat me COVID-19

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti, ka publikuar në rrjetin social facebook një studim të kryer nga Universiteti i Barcelonës lidhur me trajtimin me vitaminën D të pacientëve të shtruar në spital me COVID-19.

Mjeku bën me dije se në total morën pjesë në studim: 930 pacientë të shtruar në spital me COVID-19, nga të cilët 551 pacientë rastësorë u trajtuan me vitaminë D ndërsa 379 pacientë rastësorë nuk morën vitaminë D.

Alimehmeti shkruan se rezultatet ishin mbresëlënës pasi për grupin e trajtuar me vitaminë D ulet 82% risku i shtrimit në terapi intensive ndërsa risku i vdekshmërisë ulet 64%.

Postimi i plotë

“Të përdorësh vitaminat kërkon të kesh forcë karakteri, pasi na kanë mësuar të jemi konsumues medikamentesh. Na kanë mësuar se çdo gjë e lirë dhe e sigurt nuk mund të jetë efektive.”

Cit.: Andreë Saul

Rikthehemi me lajme të mira mbi vitaminën D miqtë e mi!

Në studimin klinik të kryer nga Universiteti i Barcelonës (Spanjë), mjekët testuan trajtimin me vitaminë D (kalcifediol) te pacientët e shtruar në spital me COVID-19.

Në total u studiuan:

930 pacientë të shtruar në spital me COVID-19;

551 pacientë rastësorë u trajtuan edhe me vitaminë D;

379 pacientë rastësorë nuk morrën vitaminë D.

Dozat e vitaminës D (kalcifediol) ishin:

532 mcg ditën e shtrimit,

266 mcg ditën e tretë,

266 mcg ditën e shtatë,

266 mcg ditën e pesëmbëdhjetë,

266 mcg ditën e tridhjetë.

Rezultatet ishin mbresëlënës për grupin e trajtuar:

82% ulje e riskut për shtrim në terapi intensive (RR 0.18, 95%CI 0.11-0.29)

64% ulje e riskut të vdekshmërisë (RR 0.36, 95CI 0.19-0.67)

Gjetje dytësore

Personat me vitaminë D në nivele normale në momentin e shtrimit kishin:

55% ulje e riskut për shtrim në terapi intensive (RR 0.45, 95%CI 0.24-0.84)

63% ulje e riskut të vdekshmërisë (RR 0.37, 95CI 0.17-0.82)

Personat obezë (>30 kg/m2) kishin:

2.55 fish më shumë risk për shtrim në terapi intensive (95%CI 1.29-5.04)

3.69 fish më shumë risk për vdekshmëri (95%CI 1.49-9.12)

Mësimet që marrim:

TRAJTIMI ME VITAMINË D FUNKSIONON!

STILI I JETËS ËSHTË SHUMË I RËNDËSISHËM, PASI EDHE VITAMINA D EDHE OBEZITETI JANË FAKTORË TË MODIFIKUESHËM QË I KEMI NË DORË!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

SHKARKO APP