Studiuesit: Ja lidhja mes koronavirusit dhe ngjyrës së urinës te njerëzit

Coronavirusi deri tani është konstatuar te më shumë se dy milionë e gjysmë njerëz. Ndoshta edhe ju jeni të rrezikuar nga sëmundja e coronavirusit, nëse urina juaj ka ngjyrë të verdhë të errët.

Do të mund të jeni të rrezikuar nga sëmundja e coronavirusit, nëse vëreni ndryshim në ngjyrën e urinës suaj, shkruan Express.

Dehidratimi do të mund të jetë sinjal i coronavirusit, paralajmërojnë nga Ohio State University.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mënyra më e lehtë që të konstatoni që jeni të dehidratuar është ta verifikoni cila është ngjyra e urinës suaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse zakonisht urina juaj ka ngjyrë më të errët, atëherë me siguri jeni të dehidratuar.

Çdo person i cili është i dehidratuar dhe ka vështirësi me frymëmarrjen do të duhej të marrë në konsideratë vizitën te mjeku.

Përndryshe, ngjyra e urinës është ose duhet të jetë e verdhë e zbehtë. Kjo është për shkak se përmban një kompozim që quhet bilirubinë, i cili krijohet përmes shpërbërjes së hemoglobinës.

Por urina e ndryshon ngjyrën për shumë arsye, prej të cilave disa janë të parrezikshme dhe disa alarmuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?