“Suicide Squad” rekord shitjesh që në ditët e para

“Suicide Squad”, filmi i ri i “Warner Bros” i inspiruar nga universi i revistave me kartona të “DC Comics”, ka dalë në akrye të boc-office të amerikës së veriut që në fundjavën e tij të parë, sipas shifrave përfundimtare të publikuara të hënën nga kompania “Exhibitor Relations”.

Përjashtojini “Superman” apo “Batman”, këtë herë bota e vë fatin e saj krejtësisht në duart e kriminelëve të rrezikshëm për të shpëtuar nga një kërcënim i ri në këtë superprodhim që ka kushtuar 175 milionë dollarë.

Pavarësisht kritikave të shumta, ky film me Will Smith, Jared Leto dhe Margot Robbie ka regjistruar një shumë prej 133,4 milionë dollarë në daljen e parë, duke ia kaluar edhe “Guardians of the Galaxy” që kishte thyer para dy vitesh rekordin e shitjeve të publikimit të parë në histëri për muajin gusht.

SHKARKO APP