Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Synimi i vetëm, të mbijetosh me çdo kusht

Magazinë E martë, 4 Gusht 2020 22:09
Synimi i vetëm, të mbijetosh me çdo kusht
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Arben Braçe –

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Arben BraceNuk janë të pakta rastet në të cilat një pjesë e mirë e drejtuesve të “Rilindjes”, stigmatizohen si “ithtarë” të Soros, ose si “sorosianë”, duke qënë se kanë punuar në Fondacionin “Shoqëria e Hapur”, të krijuar nga filantropi i njohur George Soros. Që mund të kenë punuar aty dhe të jenë paguar, ose të kënë gëlltitur me zell fondet e fondacionit, kjo padyshim që mund të jetë e vërtetë, por që të quhen “sorosianë”, duke qënë se kanë përvetësuar filozofinë dhe platformën e këtij fondacioni nuk duket të jetë kështu nga mënyra se si reflektojnë në jetën e përditshme.

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 7 orësh
Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Para 22 orësh
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Soros, qysh prej fillimit të filantropisë së tij, në vitin 1979, ka mbështetur me qindra individë dhe organizata, nëpër të gjithë globin, të cilat luftojnë për lirinë e fjalës, të trasparencës, qeveri të përgjegjshme që nxisin drejtësi dhe barazi etj. Nxitjen e mendimit kritik, respektimin e diversitetit të opinioneve, të drejtën për arsim dhe kujdes shëndetësor, mbrojtjen dhe përhapjen e vlerave me qëllim ndërtimin e një demokracie të fuqishme dhe tolerante që t’i përgjigjet qytetarëve të vet. Dhurimi i fondeve është përqëndruar me tëpër tek ato shtresa shoqërore që diskriminohen, sidomos minoritetin rom, dhe shtresave të mënjanuara, duke qënë se edhe vetë Soros e ka përjetësuar intolerancën, gjatë Luftës së Dytë Botërore në të cilën nazistët në vendin e tij të lindjes Hungarinë, ekzekutuan mbi 500.000 hebrej.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në krijimin e fondacionit të shumënjohur, Soros u mbështet, në teorinë e filozofit të mirënjor Karl Popper që vinte nga një hapësirë gjermanishtfolëse dhe mendimit të tij i referohen edhe në Shekullin 21.

Shoqëria që propogandonte Karl Popper duhet të ishte e hapur për debatin e lirë, për polemikën demokratike, e hapur për angazhimin e qytetarëve të saj, për dëshirat, dyshimet, kritikën, etjen për dije, përpjekjet dhe gabimet, por kjo shoqëri duhet të ishte e hapur edhe ndaj së ardhmes, sepse të gjithë projektet e mëparshme nuk respektonin hapjen karshi së ardhmes.

Popper e kundështoi në themel Marksin dhe ishte kundër një “sistemi të pakufizuar kapitalist” për një qeveri me institucione të rrepta të mbikqyrjes së parasë në mënyrë që gangsterizmi politik të mos mundej të ushtrojë pushtetin. Për këtë ai këshillonte “një mjet shërues politik”: “ Ne duhet të ndërtojmë institucione sociale, të cilat duhet të mbrojnë të dobëtit nga të fortët ekonomikisht, dhe pushteti shtetëror duhet t’i ndihmojë këto institucione të bëhen realitet… Nëse duam të sigurojmë lirinë, duhet të kërkojmë që politika e lirisë së pakufizuar ekonomike të zëvëndësohet nga ndërhyrja e planifikuar ekonomike e shtetit. Duhet të kërkojmë që kapitalizmii pakufizuar t’i lërë vendin “intervecionizmit ekonomik”.

Dhuna shtetërore mund dhe duhet të ushtrohet në shërbim të lirisë dhe njerëzimit dhe pikërisht për këtë politika duhet t’i mbajë sytë hapur që njerzit të jetojnë me dinjitet njerëzor, thoshte ai.

Popper e përbuzte diktaturën e ekonomisë po aq sa edhe atë politike. Mendimi i tij synon drejt një rendi politik në të cilin njerzit mund të marrin frymë lirisht. Mosbesimi i tij drejtohet në teori të tilla pretencioze për të cilat mendohet se duhet sakrifikuar një numër i madh jetësh njerëzore. Për këtë ai akuzonte intelektualët se prej shekujsh kanë shkaktuar “dëme të mëdha”.
Atyre iu duhen ngarkuar “vrasjet masive në emër të një ideje, një teorie, një dokrine. Prandaj ai rekomandon politikën e çliruar nga ideologjia, duke vendosur ne thelb të teorisë, në ndryshim nga paraardhësit, që e shikonin politikën tek ndryshimi midis mikut dhe armikut, faktin që politika duhet të vendosë, ndërmejt të drejtës dhe të gabuarës.

Për plastelimin e teorisë së Popper në Fondacinon e tij “Shoqëria e Hapur”, Soros deri tani ka dhuruar 32 miliardë dollarë të pasurisë personale të bera në tregjet financiare, megjithese shpesh mbi të rëndojnë akuza se pasuria e tij është ndërtuar pjesërisht falë spekullimeve monetare dhe lidhjeve të tij me politikën.

Megjithëse i vjetër në moshë ai është akoma aktiv në mbështetje të Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, duke udhëtuar në shumë vende në mbështetje të punës dhe politikave të shumë udhëheqësve të botës. Ai është i rreshtuar politikisht dhe ekonomikisht me të majtën amerikane, duke financuar media të ndryshme, organizata dhe kandidatë presidencialë sikurse Hillary Clinton dhe Barac Obama.

Në retrospektivë me të gjithë filozofinë e Fondacionit të Soros “Shoqëria e Hapur”, qeveria e jonë është e zhytur dhe punon ethshëm totalisht në të kundërtën.

Në qoftë se Soros me anë të intrumentit të tij në Shqipëri, luftoi për një shoqëri të fjalës së lirë, mund të themi me plot gojën se liria e shprehjes dhe e fjalës janë më të çensuruara se kurrë ndonjëherë në këto vite tranzicioni.

Fjala e individëve dhe grupeve të interesit nuk dëgjohet kërkund, por si për t’i çmëndur të gjithë ata që kërkojnë ndonjë të drejtë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore i dhunojnë edhe me prishjen e shtëpisë artistike, sikur ishte rasti i Teatrit Kombëtar. Nga ana tjetër luftë e madhe për të vënë në jetë një ligj ekstraçensurues shtypi dhe mbyllje të kanaleve televizivë për të gjithë ata që godasin me fakte punën e padrejtë të qeverisë.

Përsa i përket ndërtimit të institucioneve sociale, të cilat duhet të mbrojnë të dobëtit nga të fortët ekonomikisht, dhe faktit që pushteti shtetëror duhet t’i ndihmojë këto institucione të bëhen realitet, mund të themi me plot bindje se të dobëtit ekonomik janë lënë tërësisht nën mëshirën e oligarkeve të pangopur që po gëlltisin dhe shqyejnë pronat e shqiptarëve me oreks makabër.

Në lidhje me faktin e kapitalizmit të pakufizuar i cili duhet t’i lërë vendin “intervecionizmit ekonomik”, jo vetëm që nuk e ka çuar kush në mendje, por është gjetur rruga më e lehtë e zhvatjes dhe e pasurimit korruptiv nëpërmjet PPP-ve, borxhet e të cilave do t’i lajnë breza të tëra shqiptarësh.

Për shtresat e margjinializuara dhe të mënjanuara, është lënë vetëm një shans: ikja nga sytë këmbët nëpër rrugët e botës me qëllim sigurimin e jetesës, një shans i vetëm të cilin për dreq Covid 19 nuk po i lejon ta gëzojnë…

Politika e qeverisë sonë për fat të keq nuk ka asgjë të përbashkët me atë që propogandon Fondacioni “Shoqëria e Hapur”, përkundrazi ajo është zhytur në rrugën e korrupsionit dhe të gangsterizmit politik në të cilën të ardhurat shkojnë në xhepat e një pakice oligarkësh të lidhur ngushtë me qeverinë. Në këto kushte do të duket si një “kompliment i madh”, ajo që dëgjojmë shpesh për përfaqësuesit e saj si “Sorosianë”

Se çfarë influence ka mbi këta lloj drejtuesish vetë Soros, dhe se si këta mund të manipulohen prej tij, është një konspiracion që nuk ia vlen të hulumtosh, para faktit të korrupsionit të provuar, gangsterizmit politik dhe borxheve titanike ku e ka zhytur vendin qeveria jonë.

Së fundmi në kundërshim tërësor të politikës me ardhmëri që sugjeron Popper, qeveria jonë ka si objeksion parësor të saj vetëm (muddle throught) të mbijetuarit me çdo kusht, me filozofinë, “mbas meje u bëftë qameti”.

Etiketat e lidhura

Arben Brace
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.