Të luajturit i ndihmon fëmijët të rriten
Të jesh fëmijë është gjëja më e mrekullueshme në botë. Ata janë gjithmonë në kërkim të ëndrrave të tyre, pasionit të tyre dhe të nxisin talentin e tyre. Por një rëndësi shumë të veçantë në këto faktorë i kanë sidomos edhe prindërit. Të gjithë fëmijët kanë shumë dëshirë të luajnë, të vrapojnë pafund, të djersinë dhe të harxhojnë shumë energji. Ka prindër që janë të shqetësuar kur fëmijët e tyre argëtohen duke luajtur në natyrë, në parqe lodrash, ose me mjete teknologjike. Shqetësimi i parë i prindërve kur fëmijët e tyre luajnë në natyrë të hapur apo në parqe lojërash është frika që ata të mos lëndohen. Ndërsa në rastin e dytë kur fëmijët e tyre shpenzojnë shumë kohë në përdorimin e mjeteve teknologjike, shqetësimi i tyre qëndron në rrezikimin që fëmijët të preken nga sëmundjet që lidhen me obezitetin dhe sytë. Por është e rëndësishme për të pasur shëndet të mirë fizik dhe mendor, për të mësuar aftësi të reja për jetën, ata kanë nevojë për mundësi të ndryshme të pastrukturuar nga lindja deri në moshën e adoleshencës.
Loja e zgjedhur lirshëm
Loja e zgjedhur lirshëm është kur fëmijët vendosin dhe kontrollojnë lojën e tyre duke ndjekur instinktet, imagjinatën apo interesat që kanë. Ata luajnë pa u drejtuar nga një i rritur. Nuk ka mënyrë të saktë apo të gabuar loje. Loja e zgjedhur lirshëm, përmirëson shëndetin, mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve.
Rëndësia e lojës për fëmijët
Loja përmirëson mirëqenien konjitive, fizike, sociale, dhe atë emocionale të fëmijëve. Nëpërmjet lojës fëmijët mësojnë për vetën e tyre dhe botën. Ata mësojnë gjithashtu aftësi që iu duhen për të studiuar, punuar dhe marrëdhëniet me të tjerët si:
• vetëbesimin
• vetëvlerësimin
• ndërveprimin
• aftësi sociale
• menaxhim i situatave sfiduese
Zhvillimi i shëndetit fizik nëpërmjet lojës
Ka shumë lojëra që ndihmojnë në zhvillimin e shëndetit fizik si: futbolli, vrapi, xhirot me biçikletë. Këto lojëra i ndihmojnë fëmijët të:
• gjendje të mirë fizike
• shkathtësi
• qëndrueshmëri fizike
• koordinim të mirë fizik
Zhvillimi i marrëdhënieve sociale
Lojërat mund t’i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre sociale me të tjerët. Dëgjimi, vëmendja dhe ndarja e eksperiencave së tyre të lojës me fëmijë të tjerë i ndihmojnë fëmijët të:
• zhvillojnë vetë-disiplinë
• mësojnë si të shprehen
• eksplorojnë ndjenjat e tyre
Loja dhe teknologjia
Për t’u siguruar se fëmijët kanë kohë për lojë të pastrukturuar e të lirë çdo ditë, prindërit duhet të limitojnë kohën që ata qëndrojnë para ekranit. Sa më i vogël të jetë fëmija aq më pak kohë duhet t’i lejohet që të përdorë pajisje teknologjike.
Vendosni kohë dhe vende të caktuara ku nuk përdoret teknologjia si:
• gjatë vakteve të ushqimit
• para gjumit
• dhomat e gjumit
• kur të keni dalë me familjen
Mos përdorni pajisje teknologjike për të qetësuar fëmijët tuaj apo që ata të kalojnë kohën. Flisni me fëmijët tuaj, luani lojëra ose lexoni një libër së bashku. Tregojini një shembull të mirë fëmijës suaj duke limituar dhe kohën tuaj para ekranit.