FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aurela Hoxha: Të gjithë mendojnë që dy bebat e mi, nuk i kam bërë unë

Aurela Hoxha ka folur gjerë e gjatë mbi jetën e saj, teksa ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio me Salsano Rrapi dhe Elona.

U bënë disa vite që kur ajo jeton jashtë Shqipërisë dhe ka zgjedhur të krijojë edhe familje, ku Aurela është nënë e dy fëmijëve. Lidhur me këtë temë, moderatorët kanë thënë se shumë modele shikojnë fillimisht më shumë karrierën se të pasurit një fëmijë, për shkak të ruajtjes së linjave të tyre. Madje një pjesë kanë zgjedhur dhe nëna zëvendësuese. A e ka çuar ndonjëherë në mend Aurela këtë gjë? “E kam shumë të dëgjuar këtë sepse më vijnë komente pafund. Në fillim mërzitesha shumë të them të vërtetën sepse më akuzonin. Të gjithë e mendojnë që dy bebat e mi nuk i kam bërë unë. Unë për këtë nuk dua të flas shumë, sepse për një gjë që ti nuk ke shumë informacion, nuk dua dhe të keqkuptohem apo të them diçka… Por personalisht unë u mërzita. Nuk i paragjykoj ato që bëjnë këtë zgjedhje, por kur ti bëhesh mama dhe të vijnë komente të tilla, realisht ndihesh keq. Unë jam akoma shumë e ndjeshme”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?