Të ofrosh paqe do të thotë të mos ushtrosh dhunë ndaj studentëve

Nga Nora Malaj*
Asgjë nuk vlen më shumë se paqja e mirëkuptimi në jetë! Të kontribuosh për vendin tënd , së pari duhet të duash, vlerësosh e kontribuosh për familjen tënde! Të kontribuosh për vendin tënd , duhet të bësh punë të mira dhe të mos rreshtës së të vërteta edhe kur ato dhëmbin!

Të luftosh e të punosh që vendin tënd ta bësh të jetueshëm për çdo brezë dhe për çdo moshë! Të jesh i vlefshëm për të dhënë më shumë nga vetja dhe atëherë kur një pjesë nuk mund të kuptojnë ! Të ofrosh paqe, do të thotë që të besosh në detyrat që të kanë dhënë, në qenien tende , si vajzë, grua , nënë e gjyshe dhe në mirësinë e begatinë që duhet të perhapesh kudo.

Të kontribuosh në paqe do të thotë që asnjehere e për asnjë motiv të mos shkelësh mbi të vertetat dhe kur bota e humbet arsyen e fajin ty ta hedh, po ti të qendrosh e me veprat e tua , te mos ushqesh urrejte , po te besosh te e verteta dhe ta mbrosh atë!

Të ofrosh paqe do të thotë të mos ushtrosh dhunë ndaj studentëve, po t’u zgjidhesh problemet e tyre, të luftosh kundra varferisë ekonomike e shpirtërore, të ndërtosh siteme të pakorrupruara, të mbrosh lirinë e fjalës dhe të shtypit, të garantosh të drejta kushtetuese,të duash e të mbrosh të pafajshmit e të miturit, të përdorësh gjuhën e dialogut e komunikimit, të mos shfaqësh urrejtje e përcmim, po të ofrosh zgjidhje dhe dhembshuri!

Te ofrosh paqe do të thotë qe ti para Zotit, vendit dhe familjes të besosh te e mira dhe e drejta! Ky është misioni ynë dhe mesazhi që Papa Franesku ndahu për ne të gjithë! Sa më shumë paqe, begati e mirësi në vendin tim e në botë ! Le të punojmë bashkë të gjithë! ????
*Deputete e LSI

SHKARKO APP