Të rinjtë e duan Durrësin

Nga Kontjana Kuçi –

Sipas sondazheve te fundit gati 80% e te rinjve duan te largohen nga Shqiperia. Krahasuar me vendet e rajonit si Bosnje Hercegovina,Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi te cilat nuk e kalojne 60% te numrit te te rinjve qe duan te largohen nga vendi, Shqiperia mban rekord lidhur me kete.
Si pjesa me e madhe e moshes 15-30 vjecare edhe te rinjt e Durresit duan te largohen jashte vendit. Po pse?! Shpesh po ti pyesesh apo edhe te shohesh nga postimet ne rrjetet sociale, mer me keqardhje pergjigjet: Durresi nuk ofron pune dhe jetesa eshte veshtire…nuk ka te ardhme ky qytet e nuk ofron asgje vec kafeneve ku kamarieri qe te sherben kafene ka mbaruar se paku arsimin bachelor e jo rralle edhe master…
Ajo qe bie ne sy nga te dhenat e publikuara nga INSTAT eshte se vitet e fundit ka pesuar nje rritje te ndjeshme numri i kerkesave per arsim profesional ne Durres. Në qarkun e Durrësit, referuar të dhënave, rreth 30% e nxënësve kanë përzgjedhur arsimin profesional publik, duke e renditur si qarkun me regjistrimet më të larta në këto shkolla. Por a mundet te diplomuarit e ketyre shkollave te sigurojne praktika pas studimeve?! Po vende pune private apo publike?! C’ka bere qeveria kaq vite per te siguar trajnime apo kualifikime per ta?!
Te rinjt e Durresit jane ndergjegjesuar se te zgjedhesh arsimin profesionale sidomos dege te vecanta si hoteleri turizem janë drejtimet kryesore të zhvillimit drejt integrimit të vendeve të punës po ndodh çdo ditë e më shumë. Por sa i mbeshteti Bashkia?! Po qeveria?! Sa mund te mirepaguhen ata te rinj qe sot qe zgjodhen Durresin per te jetuar dhe punuar?!
Te gjitha keto pasiguri por edhe me shume se kaq, i shtyn te rinjt te zgjedhin edhe enderrojne Gjermanine, Hollanden, Norvegjine etj.
E ne fakt, pasiguria i jep te drejte, sado e hidhur te jete!
Nga ana tjeter, ajo pjese e vogel ndez nje drite jeshile ne cdo kohe… spikat ne cdo grup te rinjsh ne Durres dikush me i guximshem edhe me shprese kur thote ‘“po ikëm ne, kush do të qëndrojë këtu?” Kjo ‘pakice’ frymezon e ndez jete e shprese se nuk do te jete larg dita kur te rinjt do te marrin ne duar fatin e tyre, te Durresit e te gjithe Shqiperise! Ka te rinj be Durres te gatshem per ‘luftuar’ per të rimarrë edhe njëherë të ardhmen në dorë.. ka te rinj qe zgjedhin per te qendruar e jo per te ikur… dhe entuziazmi i tyre na ben te shohim me ngjyra cdo pasuri qe na ka falur qyteti e vendi yne! Durresi ka vend per te gjithe te rinjt e rejat qe nuk e shohin portin, bregdetin, turizmin, peshkimin, bukurite natyrore, thjesht si nje sfond ‘per selfie’ e foto rrjetesh sociale, por si nje mundesi per te punuar e jetuar e sidomos per ti kthyer vlerat e per ti trasheguat ato ne breza!

SHKARKO APP