“Teatri Kombëtar nuk do të shembet, por vetëm me një kusht…”

Nga Arjan Çani

Teatri Kombëtar duhet mbrojtur me çdo kusht. S’ka nevojë për greva urie dhe as për sharje e fyerje publike.

Mjafton 100 qytetarë të mblidhen çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje në atë shesh të bukur me nga një qiri të ndezur në dorë dhe nuk ka pushtet në botë që nuk zbythet.

Teatri ka qenë, është dhe do të jetë hapësira më e madhe shpirtërore e humanëve. I pari ka qenë Teatri (pra fjala).

Teatri mbrohet me vetëm 100 qytetarë të heshtur në atë shesh dhe mijëra të tjerë që i bëjnë like në rrjet.

Le të përsëritet e njëjta skenë si ajo që pamë të premten në mbrëmje. Vetëm kaq mjafton. Përndryshe ruspa e pushtetit arrogant, do ta rrafshojë brenda një nate korriku Teatrin. Dhe korriku po vjen…

SHKARKO APP