Teatri që po shembet?! Anisa Markarian ngjitet sonte në skenën e tij

E mrekullueshmja Anisa Markarian, ngjitet sot në skenën e Teatrit Kombëtar, në godinën historike që është në fokusin e shembjeve nga qeveria. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që nuk resht së ruajturi godinën, ka përgatitur sonte mbrëmjen e radhës dhe ka garantuar mbështetjen e kauzës edhe nga një tjetër emër i spikatur i kinematografisë shqiptare.

“Sonte ora 20.00, Anisa Markarian rikthehet mes publikut të saj me mall dhe nostalgji, për të mbledhur miqtë artistë e shkrimtarë në mbrëmjen artistike-kulturore “Artistët për Artin”. Plot surpriza dhe emocione nën një atmosferë elektrizuese, bashkë me Vasjan Lamin, Adriana Tolkën, Irma Libohovën, Paola Kostandini Kotanin, Kujtim Vorpsin, Julinda Emirin, Flutura Açkën, Ali Nerjakun, Gert Himën, Denis Himën, Suela Bakon, Gjergj Kaçinarin, fëmijët e Akademisë “Robert Radoja” e të tjerë.”- njoftoi Aleanca.

SHKARKO APP