Tensionet në Elbasan, flet kandidati i Bindjes Demokratike, Erjon Murataj
Ngjarjet e fundit politike të ndodhura në Elbasan me rastin e Ditës së Verës kanë bërë që të rriten tensionet parazgjedhore në qark. Përplasja mes simpatizanëve të PS dhe PD duket se po inicion një garë e cila është duke kaluar limitet e asaj që konsiderohet garë politike. Lidhur me incidente të ndodhura në Elbasan gjatë orëve të fundit ka reaguar Drejtuesi politik I Bindjes Demokratike për Elbasanin Erion Murataj ,I cili në një dalje për mediat I ka bërë thirrje forcave të tjera politike që të mos ndjekin rrugen e kërcënimeve dhe të intimidimit të kandidatëve apo edhe të mbështetësve të kësaj force politike.
Erion Murataj: “Nisur nga situate politike e krijuar ditët e fundit që pason ngjarjet e ditës së Verës, dëshiroj t’i bëj një thirrje dhe një apel logjikës së të gjithë drejtuesve politik të qarkut të Elbasanit.Vetëpërmbajtja, duhet të jetë ajo që duhet të na udheheqi në këto zgjedhje.Mesazhi që unë dua të përçoj është për të gjithë subjektet që janë në opozitë apo në pushtet dhe për të gjithë ata që aspirojnë pushtetin! Të mos tentojnë që të intimidojnë ,të mos tentojnë të kërcënojnë në çfarëdo llojë forme apo mënyre. Përsa I përket drejtuesve apo mbështetësve të Bindjes Demokratike në Elbasan i bëj thirrje që të jenë të patundur dhe kushdo që do të shkojë pranë tyre që ti intimidojë nuk do të ketë absolutisht forcë që ta ndali reagimin jo thjeshtë politik por edhe atë personal”.
Murataj shton se në të kundërt të gjithë ata që do të kërcënojnë qoftë kandidatët qoftë simpatizanët do të përballen me pasojat ligjore të parashikuara sipas kodit përkatës.
Erion Murataj : “Në këtë ditë gjej rastin që ti bëj thirrje kujtdo që mërr përsipër të tentojë intimidimin e mbështetësve apo drejtuesve të Bindjes Demokratike në qarkun e Elbasanit, do ta kenë personale me Erion Muratajn! Kjo është pak por e sigurtë!Do të jetë objekt secili provokim pranë organeve kompetente dhe në rast se nuk do të ketë reagime nga ata,do ta kenë personale me mua”.
Murataj fton të gjithë qytetarët që të mos tremben nga kërcënimet e nje politike të vjetëruar por të besojnë në forcën e votës së tyre.