Një këngëtare egjiptiane është arrestuar pasi u shfaq në një video muzikore me të brendshme ndërsa po hante një banane.

Shaimaa Ahmed, një 25-vjeçare i njohur profesionalisht si Shyma, u arrestua të shtunë nga policia egjiptiane, për ‘nxitje të shthurjes’

Kjo erdhi pas publikimit të kënëgës së saj I Have Issues në vendin socialisht konservator. Në video 25-vjeçarja shfaqet në një klasë me disa të rinj, duke qëndruar para një dërrase të zezë më frazën “Klasa # 69” ndërsa ha banane.

“Shima ka dhënë një mesazh shthurjeje për të rinjtë,”-shkruajnë mediat egjiptiane.

Të hënën, dy ditë pas arrestimit, prokuroria vendosi që arrestimi i saj të zgjasë për një javë.