“Teqeja” LSI ka mbetur pa Baba Takun

Nga Ylli Dylgjeri – 

Babai, në shqip edhe ati, është mësues shpirtëror, i barasvlershëm me shehun në tarikatet e tjera të dervishëve. Si rregull,
çdo teqe drejtohet nga një baba.
E kishim edhe Ne një Baba. Baba Takun. 
Por s’ishte e thënë…jeta si të vijë.
Baba Taku na la, iku.
U largua ? – do pyesni Ju besimtarë.
Jooo- largqoftë!
Ish Baba Taku ynë, rron dhe është si kokrra e rrushit. Gjallon Baba Taku. Më mire se dje.
Sot, sa u kthye nga Stambolli, u betua!
U betua për një Teqe tjeter. Për nje Teqe që Betimin e ka njësoj si jetën. Teqeja e vjetër që kur u hap ishte për integrim…por se mbriti dot.
I iku dhe Dervishi i Madh. Te kjo, Teqeja e Re, i kanë dhënë fjalën me tepsi në dorë (jo tespie) se do integrohemi më shpejt.
Dhe këtu nuk gënjejnë. Edhe formulën e betimit ja bënë me fjalët:
Baba Taku ka bërë be,
Që ska rrejtë që kur ka le…
Dervishi i Teqesë së Re e ka me qef të madh këtë Baba. Eshte i urtë e fjalëpak. Ai mban edhe numrin 19. Ka numrin e patrullës se Policisë. Baba Takun me një fërshëllim mbrin në vendngjarje dhe ta zgjidh hallin me një frymë.
I kudo ndodhur; në Kuvend, nëTatime, në Burg,
në Gjykatë, në Ministri…etj. I mban dhe veglat me vete. I mban te një çante e zezë. Aty thonë Dervishët, janë të tërë të zezat e kësaj bote. Baba Taku i ruan e i fërkon për një ditë ato nishane. Po e çpuan shumë.. të bën gjemën. Nuk e besoni?
Sot u betua. Tani mbani vesh.
Ky Baba do e bëj botën përshesh.

SHKARKO APP