Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tërmeti dhe Malësori shtatlartë

Magazinë E hënë, 2 Dhjetor 2019 10:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Alfred Papuçiu –
Malësori, një burrë me shtat të lartë, me shpatulla të gjëra, sapo zbriti nga kamioni, futi duart në xhepin e brendshëm të xhaketës dhe nxorri portofolin. Shoferi e kuptoi dhe ia preu shkurt:
– Nuk ke me pague gja.
Malësori e shikoi drejt, me sytë e tij që kishin gjithmonë një shprehje krenarie dhe i tha duke buzëqeshur:
– E po t’u rrit ndera, or mik! Të kjoftë udha e mbarë dhe na urdhno ndonjiherë nga katundi.
– Po, po! Kam me ardhë!- tha shoferi dhe pasi përshëndeti me dorë nisi kamionin. Malësori ende buzëqeshte e mendonte me vete: “Për besë, ka edhe djelm të mirë!”
Vellua e errësirës kishte nisur të mbulonte tokën. Ai me kryet lart si malet, bëri përpara. Ecte dhe trupin e mbante drejt. Mosha nuk i a pat përkulur kurrizin. Mori rrugën e fshatit që çante më dysh bregoret e maleve të mbuluara me dëborë. Dëborë kishte edhe mbi kodrina, mbi livadhe, mbi drurë, edhe në rrugë dëborë kishte. Ajo i jepte një pamje të bukur këtij peisazhi malor. Ai ndjeu erën e ftohtë dhe dehëse të natës, kopsiti xhyben e trashë, ngriti jakën e saj dhe ecte i çkujdesur. Nën këmbët e tij të mbathura me opinga dhe çorape leshi, dëbora kërciste “krrap-krrap-krrap”.
“Me siguri ata s’më presin- mendoi me vete.- Ata e dinë se unë jam ende në spital”.
Ai çante nëpër dëborë dhe mendja i rrinte atje, tek shtëpia e rrënuar nga tërmeti, tek njerëzit. Ai kishte dëgjuar për ditë në spital lajmet e gëzueshme që jepnin gazetat dhe radioja se nga i gjithë vendi kishin shkuar për të ndihmuar. Malësori i dëgjonte këto lajme dhe herë herë rrinte si i habitur. Aty në çarçafët e bardhë të spitalit ai kishte kujtuar disa herë çastin kur toka u drodh, kur u ndje një zhurmë shurdhuese, kur një tra e zuri për fundi… Herë herë para tij hapeshin kujtime të largëta që e bënin të psherëtinte.
Ai e mbante mend mirë se edhe një herë tjetër pat rënë tërmet. Kishte shumë e shumë vjet. Atëhere pat qënë fëmijë. Shumica e shtëpive ishin rrënuar. Edhe atëhere kishte qënë dimër. E këta ishin strukur ku të mundnin nga të ftohtit. I kujtohej se si e shtrëngonte e ëma në gjoks për ta ngrohur. E ai qante, ca nga të ftohtit e ca nga tmerri, kur shikonte shtëpinë të kthyer në gërmadhë. I ati pat kërkuar andej këndej nëpër miq të holla për të rregulluar shtëpinë, por edhe miqtë ishin për t’u qarë hallin. Sa shumë kishin vuajtur ata dhe sa vjet iu desh të jatit të tij ta rregullonte shtëpinë!Këto shkonte ndërmend pothuaj çdo ditë në spital dhe një mëngjes i tha mjekut:
– Or zoti doktor! A po m’lëshon se due me ikë?!
– Si ore, të ikësh!- i tha mjeku. – Do të lëshojmë kur të jesh shëruar mirë.
-Jo, besa, der at’here s’jam tue ndej- tha malësori. Plaga pothuajse më asht mbyllë. Mandej ju a po ndigjoni se ç’po bahet? Kanë shkue me na ndihmue e po ndërtojnë shtëpitë tona e unë me ndej hala këtu. Jo he burrë, mos më koritni!
Mjeku qeshi. Më në fund, mbasi ja mjekuan edhe njëherë plagën dhe i dhanë porosi që të mos punonte, e lejuan të delte nga spitali.Ecte dhe nën këmbët e tij dëbora kërciste “krrap-krrap-krra-krrup”.Në mend kujtonte fshatin, si e la para dhjetë ditësh, shtëpinë, njerëzit… “C’bënte Prenga, Mrika, Lokja? A do jenë strehue në ndonjë shtëpi”…Po i afrohej fshatit. Tej dukeshin disa drita që lëviznin si xixëllonja. U afrua dhe ca dhe dalloi në duar fenerë dhe pishtarë të ndezur.
Nuk u përmbajt më, por thirri: – Or ju shokë! Një zë ju përgjigj: – Eeej.
– Cka ndodhë që po bridhni natën me pishtarë?
– Kush je ti?- pyeti njëri.
– Jam Ndou, bre, Ndou!
Një djalë 15 vjeçar sa dëgjoi këtë zë të njohur u turr me rrëmbim drejt tij dhe thirri:
– Babë! A je ti babë? Jam unë Prenga.
– Ata u pushtuan të dy at e bir, të përmalluar si të ishin ndarë prej vitesh dhe s’gjenin fjalë për të kuvenduar. S’të kena prit sonte, babë, si ke ardhë, ti akoma s’je shërue?- e theu akullin djaloshi.
– Jo, bir, jam shërue. Plaga pothuajse m’u ka mbyllë. Pastaj, bir i babës, si mujsha unë me ndejtë atje. Erdha dhe unë me punue.
– – Po, babë, ashtu asht. Djaloshi shikonte fytyrën e hequr të të jatit me një ndjenjë të thellë dashurie. Në atë kohë ishin afruar njerëz të tjerë. Nën dritën e zbehtë të fenerëve, Ndou pa fytyra të panjohura? Prenga ju drejtua të jatit: – Babë, këta kanë ardhur për të na ndihmuar.
– Malësori u shtrëngoi duart fort dhe i rroku në qafë. Prenga foli përsëri: – Asht baba jem. Ka kenë në spital, se u plagos ditën kur ra tërmeti. Miqtë e rrethuan prapë të porsaardhurin dhe ky i shikonte me dashuri ato fytyra të ngurosura nga të ftohtit, por që sytë e tyre shprehnin gëzim e forcë.
” Ndoshta s’kanë pa ndonjiherë borë e s’kanë ndje kësi të ftohti të madh”- mendoi me vete. “Tani ata mund t’i gjejshe në ndonji dhomë të ngrohtë sëbashkut me familjet e tyre, tue përkëdhelë fëmijët, tue lexue ndonjë libër apo tue pjekë gështenja të ngrohta. Por ata kanë mendue ndryshe. Kanë mendue për të mirën e të tanëve.” Pa e zgjatur ju drejtua atyre:
– Cka po bani tash natën?
– Po mbajmë trarë e tulla- tha një nga të ardhurit.
– Babë!- iu drejtua menjëherë Prenga. Shtëpinë tonë na e kanë ndërtue të re. Ke me e pa sa të bukur e kanë ba.
– Si! Kaq shpejt u ndërtue?- pyeti i habitur Ndou. S’ma ka prit mendja të bahesha kaq shpejt me shtëpi të re. Miqtë buzëqeshnin. Buzëqeshte dhe Prenga. “Sa i lumtur jam që ja mbrina kësaj dite, mendonte me vete Ndou dhe kujtonte ato vite vuajtjesh…
Po i afroheshin vendit ku më parë ndodhej shtëpia e vjetër. Atje në vend të saj ngrihej një tjetër e re.
Disa pika lotë filluan t’i rrjedhin në faqet e tij të ashpra. Ishin lotë gëzimi. Fytyra e tij, e pjekur nga dielli dhe era, me sy të mëdhenj, me vetulla të trasha, shkëlqente dhe dukej sikur shkrihej e tëra në botën që e rrethonte. Donte të thërriste, por e mbajti veten.
– Babë! Kanë me na ardhë dhe dritat shpejt.
– Po bir! Kanë me na ardhë.-tha ai dhe me kryet gjithmonë lart ju afrua pragut të shtëpisë, ku ju duk se lindi dhe njëherë.
Pastaj malësori duke u kthyer nga miqtë ju drejtua atyre:
– Urdhnoni, o burra, urdhnoni. Se po ma don zemra t’iu kem miq sonte, në votrën teme.
Ata hynë një nga një e pas tyre malësori që shinte atje tej, larg, dritat e një kamioni që ngjitej qafës së malit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 7 orësh
Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Para 21 orësh
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 23 orësh

1967

Etiketat e lidhura

Alfred Papuçiu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 12 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.