Tërmeti i orës 7:05, shihni momentin “live” në News24, reagimi i gazetarit (Video)
Ky është momenti kur një tjetër lëkundje e fortë u ndje në vend. Bëhet fjalë për tërmetin e orës 07:05 të mëngjesit me një forcë gati 6 të shkallës rihter.
Ndërkohë që Erjon Skëndaj raportonte nga Thumana se çfarë po ndodhte me banorët dhe kërkimet, gazetari Edvin Parruca përpiqet të ruajë qetësinë dhe të vijojë transmetimin.
News24 e BalkanWeb kanë qenë që në momentet e para të tërmetit pranë qytetarëve me informacione të përditësuara dhe korrekte. Redaksia e BalkanWeb, uron që të mos ketë më viktima nga kjo tragjedi e rëndë dhe iu shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave!