Tërmeti nga Zoti dhe qameti nga i zoti…

Nga AGIM JAZAJ – Këto ditë ra një tërmet, jo dhe i vogël, me 4.5 ballë magnitutë, nga të dhënat sizmologjike, i cili la pas dhe një drithëm të madhe! Epiqëndëra e këtij tërmeti u shënua (jashtë qytetit.qyteteve të banuara) në bashikinë e Selenicës, madje në njësinë vendore, malore të Bratit. Në fshatrat; Vërmik, Bashaj e Matogjin. Në vend u shkaktuan dëmtime, në shtëpitë e banorëve, në rrugë, fatmirsisht jo në jetë njerëzore.

Nga 15 familjet e dëmtuara, 5 prej tyre, më të rrezikuarat u evakuon në shkollën e fshatit Bashaj, bën më dije kryetari i bashkisë Përparim Shametaj, i cili bashkë me ekipin e tij, administratorin e njësisë vendore Sezai Balilja etj, ishin mes banorëve të dëmtuar. Mirpo tërmeti i vogël, me qëndër jashtë qëndrave të banuara- qyteteve ka nxjerë në pah një hata të madhe, me qëndër në qëndër të qytetit: Tërmeti nga zoti dhe qameti nga i zoti!… Paralajmëron këtë hata të madhe, shumë më herët, brënda qyteteve; e pa parandalur dhe as e ndaluar!

I zoti po rrokullis gur

Këtë hata me klithma të forta, e ka përciellë deri në kupë të qiellit madje edhe shefi i emergjencave civile, në prefekturën e Vlorës; Mynyr Gjika, i cili ka parë me sy, prekur përditë, derisa njerëzit e bëjnë gjumin të drithëruar përgjatë këtyre 27 viteve nga: Rreziku që kanoset nga tërmetet.

Mirëpo, ka të verbër që nuk duan të shikojnë, të shurdhër që nuk duan të dëgjojnë, të marrë që nuk dinë e s’duan të kuptojnë! Zyrtarët, qeveritarët e kanë stacionin vetëm në dhënie, mbajnë fjalime përpara “kazanëve” si i quajnë legenët!

Aftësia për të dëgjuar: Është mundësi për të kuptuar, shans për t’u korigjuar, zotësi për të drejtuar! Banorët e paktë të atyre anëve thonë se: Nga tërmeti u rrokullisën edhe gurë nga mali! Si i thonë llafit: Edhe fati po na zë me gur, po na rrokullis gur! Robi nuk e ndal dot dorën e zotit, por robi nuk ka ndalur as dorën e gjatë, të marrosur të robit këto kohë, madje i ka zgjatuar dhe ndërsyer dorën, duke rrokollisur gur, e me urën e zjarrin në dorë, në tru e në gojë, ka ndezuar zjarr gjithë vendin! Hall i madh ky! Po rrokullisen gur jo vetëm nga maja e “Tartarit”, që ranë këto ditë mbi fshatrat e Matogjinit, Bashajt, Vërmikut, pa bërë zarar, por nga maja Shqipëri, po rrokullisen gur, po ndezin me urën e zjarrit kudo zjarrin e marrëzisë!

Nuk kishin shkollë, po nuk vepronin pa mend

Miku i motshëm Kristo Mërtiri, atje mes Këlcyrës e Mezhgoranit, i rrahur me vaj e uthull, sapo dëgjoi tërmetin e ndodhur në bashkinë e Selenicës, telefonoi, dhe na uroi: “Shyqyr që kini shpëtuar paq”! Na përgëzoi për kryebashkiakun, i cili ndodhet në çdo pëllëmbë të teritori të bashkisë, natën dhe ditën!

Mirpo ai nis e mollois: “Të parët tanë të motshëm, ndoshta nuk kishin shkollë, po kishin mend, e nuk vepronin pa mend. Mateshin se ku do të ngrinin shtëpinë, kasollen, stanin… Shtëpinë do ta ngrinin në vënde të larta, të qëndrueshme, kurrë nuk zinin tokën e bukës. Nuk mund të ndërtonin shtëpinë poshtë urës, buzë lumit, në grykë të përroit, poshtë gurit! Nuk cënonin themelet e shtëpive. Dhe nëse do të vepronte ndonjë i marrë, kishte çeçua biçak”. Po kjo traditë e vyer, pse jo dhe si pjesë e memorjes, është fshirë nga memorja?!

Nëse do të vepronte ndonjë i marrë, kishte Çeçua biçak. Po sot Çeçua i ndërsen të marrët dhe biçaku ka vajtur në myqe”- si i thonë llafit!

S’po dëgjojnë as mynyrin?!

Është fjala, pra hataja e ndërhyrjeve në palcën e pallateve, rrënimi nga dora barbare e njeriut të marrë. Përgjatë këtyre viteve të marra, njerëz me kufizim itelekti, me doza të larta marrëzie, kanë ndërhyrë pothuajse në shumicën e apartamenteve të banimit, sidomos në katet e para, duke thyer, cënuar themelet, kolonat, shqyer muret, tubat e gazit, ujit, soletën trotuarët, kanë pushtuar hapsirat e parbashkëta, hapur dyer e dritare jashtë projektit, duke dëmtuar skeletin e pallateve! Kanë thyer “kolonat vertebrale”, brinjët, kockat, këmbët, kokën e pallatave! Të marrët me marrëzinë e pa fre, kanë ndërhyrë në themelet, muret, në gjithë infrastrukturën e tyre me ndërtime biznesesh, zaptime, deformime dhe cënime të tyre. Këtyre të marrëve su ka thënë askush; Ndal!

Larg qoftë nëse ai tërmet, do të kish qëndrën e tij në qëndër të qytetit të Vlorës? Atëherë zyrtarucët e pushtetit, poshtë rrënojave, ndoshta do t’i binin rradakes, të kujtoheshin edhe për klithmat e Mynyrit!

Bashkëqeverisje, apo bashkëdërdëllisje

Banorët e apartamentit 1212 dhe jo vetëm këta në Vlorë, janë të kërcënuar nga rrëzimi i pallatit, për shkak të ndërhyrjeve nga Zaptues- Pushtuesit e Qëndrave Shëndetësore, të cilët kanë ndërhyrë, thyer themelet, kollonat, kanë hapur mure dhe dritare, kanë rrethuar banorët me “klon” krevate, duke mbrojtuar zaptimin e objekteve shtetrore dhe krimin me “lulishte” nga të marrët, ndonëse dhe Portali i perkthyer “Pordhali” me nr. 11521 datë 01.03. 2018: ”Shqipëria që duam”- u’a quan të drejtë banorëve legal, pas verefikimeve nga grupi i punës, por grabitqarët, zyrtarët ende zvarrisin dhe kopromentojnë, “bashkëqeverisjen” e përkthyer bashkëdërdëllisje! E thënë pa dorëza, pa çamçakiz në dhëmëb; “Bashkëqeverisje me qytetarët, apo bashkëdërdëllisje me qytetarët”?!

 

“Zyrtarët” rrogëtarë, të lidhur me muret, poturet dhe oshkuret, vijnë e shkojnë, shkëmbejnë shkresa: “Njeri hidh e tjetri pirdh”, shikojnë e shënojnë ne fletë bakalli: “Puthu me Milon”. Vendimet pijnë uji te “Çezma e Thatë”. Kjo është hataja e ditës së sotme, e cila ka klithur dje për hatanë e nesërme, duke hedhur shkëndinë nga krahina e Mesaplikut: vëndlindja e shkrimtarit të çmuar Shevqet Musaraj… Zoti mos e thëntë e mos e dhëntë një tërmet me mbi 5 ballë… dhe apartamentet e cënuara nga dora barbare e njerëzve të pa përgjegjshëm, të cilët nuk llogarisin as kokën e tyre, kanë sjellë këtë hata, do zënë zverkun, do të zënë nën vete, të parët barabarët! Edhe një mendjelehtë e kupton lehtësisht: Bashkëqëverisjen e Bashkëdërdëllisjes?!

Liria e kufizuar dhe liria e shthurur

Liria në të gjithë botën e lirë është e kufizuar, por vetëm për shqiptarët ështe e shqyer, e pa kufizuar, e shthurur… E drejta e njerit për të përfituar, nuk duhet të cënojë të drejtën e tjetrit për të jetuar. Jeta në bashkësi, në gjithë botën e qytetruar, qoftë dhe në shumëfishin e milonëve më shumë se sa ne është e sanksionuar me ligje dhe norma Por, noti mësohet në moshë të vogël, pema e mer drejtimin në vitet e para të mbirjes! Ndoshta është me vënd, e vonuar që në lëndët mësimore, të përfshihen edhe rregullat e jetës së qytetarit në bashkësi, me qëllim të nis përgatitja e vonuar e gjeneratës së re qytetare… Përballë një shkolle në qytet, një grup të moshuarish duke kthyer nga një gotë:

***

Ja kishin marë labçes shtruar,/“Lumthi ne o qeveri,/U nisëm për në Europë,/U sosëm në Kolumbi”!..

SHKARKO APP