“The Economist”: Ermonela Jaho, ëngjëlli i zjarrtë i operës

“Ermonela Jaho, do të jetë e pranishme në Londër, Uashington, Paris dhe Nju Jork. Aty ku diktatura lulëzon, arti që shpëton është shumë shpesh muzika. Dhe nuk është befasi që Ermonela Jaho, e cila fitoi çmimin vjetor për këngëtaren më të mirë nga lexuesit e Opera Magazine, është rritur në atmosferën e izolimit shqiptar, nën regjimin e Enver Hoxhës”.

Kësisoj e nis shkrimin e vet “The Economist”, kur shkruan për shqiptaren Ermonela Jaho.

Më tej, shton se Jaho kujton kohën kur jetonte në Shqipërinë paranojake, me fëmijë që emëroheshin ‘Adriatik’, shkaku i detit të famshëm, me bunkerët që mbushnin peizazhin.

“The Economist” çmon gjithashtu lart sidomos rolin e Angelica në “Suor Angelica” në vitin 2011-të, ku Ermonela Jaho shkëlqeu dhe mbajti audiencën në emocion për shumë kohë.

SHKARKO APP