“The New York Times”, shkruan për filmin “Shok”: Serbët, sadisët

Gjithmonë çmimet Oscar kanë vëmendjen e mediave kryesore botërore. E fundit që ka shkuar për këtë eveniment që do të mbahet në muajin shkurt ka qenë “The New York Times”, e cila i ka dedikuar një artikull të gjatë kategorisë të çmimeve të filmave me metrazh të shkurtër. Titull për këtë artikull është, “Çmimet Oscar për filmin me metrazh të shkurtër, pasqyrojnë një botë me dhimbje dhe guxim”.

Filmi Shok një bashkëpunim i regjisorëve anglezë dhe kosovarë ka marrë një vend të rëndësishëm në artikullin e The New York Times.“Edhe më i errët e i trishtë se filmat e tjerë është filmi “Shok” nga Jamie Dounghue, i cili flet për Kosovën e vitit 1998″,- thuhet në artikull.

Ajo që ka rënë në sy të kritikëve ka qenë, pikërisht dhe që, “Ky film përmes syve të dy fëmijëve që janë miq të ngushtë, tregon historinë e dëbimit të familjeve nga Kosova nga ushtarët serb. Serbët janë sadistë, dhe mostra arrogante të cilët do i vrisnin me shumë kënaqësi ata të cilët do qëndronin”,- shkruan New York Times.

R.Sh

SHKARKO APP