Thirrja e dhimbshme e dy jetimeve: Do na bjerë tavani në kokë (VIDEO)

Prej dy vitesh jeta për Elsën dhe dy vajzat e saj është kthyer përmbys. Pasi kryefamiljari ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë, ato janë krejt të vetme. Ndërsa Elsa, sot vazhdon të të jetë në vështirësi për të paguar borxhet e marra për trajtimin e bashkëshortit. Njëkohësisht të sigurojë vaktet për dy vajzat e vogla.

“3 vjet nëpër spitale, që vetë e di se çfarë kam hequr. Punoja dhe i lija gocat pa ngrënë, se thosha do babi lekë për spitale, për ilaçet. Ose blija ndonjë gjë për të ngrënë dhe i thosha gocave që të hajë babi, sepse e dija që do të ikte.”

YouTube player

Edhe pse me shëndet të rënduar, sërish Elsa punon. Çdo ditë zgjohet herët për të pastruar rrugët e qytetit, me shpresë se nesër do të jetë më mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë zvarrë do tërhiqem për këto dhe nuk do t’i lë pa shkollë, do t’i rris.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Amaneti i fundit i kryefamiljarit, ishte që dy vajzat e tij të kishin nje ditë të lumtur e një çati të sigurt. Ndërsa Gerta dhe Jona, të vetmen forcë e gjejnë në fotografitë e të atit, të vendosura në muret e rrënuar të shtëpisë. Banesa ku ato jetojnë është në situatë kritike, e rrezikon të shembet.

“Muret janë shumë të ftohta, në dimër është shumë keq. As soba nuk punon. Qajnë çdo ditë, thonë o mami do na bjerë tavani në kokë. Është me kallëma, nuk kanë asnjë lloj sigurie.”

Veç dhimbjes së madhe që dy vajzat jetime vazhdojnë të kenë, jeta e tyre nuk është e sigurt, prej kushteve të rrezikshme ku jetojnë. Por, të gjithë ne mund t’i shpëtojmë nga mjerimi, ndaj është e domosdoshme ndihma e gjithësecilit prej jush.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?