Tirana metropolitane në një kontekst të ri historik

Nga Av. Eduard Dukaj

Tre vitet e qeverisjes së metropolit shqiptar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, veç të tjerash kanë ndikuar në ndërgjegjësimin e qytetarëve për të parë me realizëm transformimin rrënjësor të kryeqytetit. Dhe këto, jo vetëm brenda një mandati të zakontë, por në rrjedhat e vrullshme dhe shpesh herë të turbullta të politikës shqiptare, për të trasuar një rrugë të re për të ardhmen e Tiranës.
Treguesi më sinjifikativ është përbmushja e premtimeve, duke iu përmbajtur edhe vullnetarizmit dhe sipërmarrjes, si filozofi dhe vizion politik, të aplikuara këto nën trysninë e kundërvënieve kuturu të opozitës.
Para këtij realiteti faktet janë kokëfortë. Le t’i referohemi fillimit projektit të para dy viteve të Parkut të madh të fëmijëve te Kodrat e Liqenit Arificial. Gjithkush i kujton zërat e skeptikëve, madje dhe protestat pa motiv, në emër të (Pseudo)Shoqërisë Civile. Por projekti u realizua në kohë rekord dhe i standardeve bashkëkohore, ndonëse (pseudo)opozitarët bënë të gjitha përpjekjet për ta penguar, duke vepruar në atë terren të trashëguar, ku dominonin parimet e konservatorizmit demokrat dhe që gjenin lehtësisht mbështetje, si ideologjia më e përkushtuar kundër çdo ideje dhe vizioni progresist të kryebashkiakut Veliaj. Por pavarësisht pengesave e veprimeve arbitare të opozitarëve (qofshin dhe ata brenda këshillit bashkiak) në themelin e drejtimit të bashkisë më të madhe të vendit gjejmë disa nga parimet e liberalizmit si kushtetutshmëria, demokracia e gjerë, të drejtat e njeriut, iniciativa dhe tregu i lirë etj, që u bënë pjesë organike e strukturave për realizimin e projekteve të tjera madhore.
Dhe nëse paraardhësit të tij iu desh një mandat për të bërë një të ashtuquajtur Plan Rregullues të parealizueshëm, Veliaj dhe Stafi i tij, me mbështetjen e intelektualëve dhe specialistëve më në zë të vendit, por edhe të organizmave e studiove të huaja, në kohë rekord realizuan Planin Rregullues Urbanistik të Tiranës metropolitane dhe tashmë zhvillimi i saj ecën normalisht në një kontenst të ri historik.
Gjithshka, projekti për sheshin Skënderbej, zgjatimi i Bulevardit “Zog i I”, Stadiumi , infrastruktura e re shkolloreetj, iu nënshtrua debatit qytetar në dëgjesa masive publike dhe pasi u sigurua mbështetja e gjerë e qytetarëve, realizimi i tyre e solli Tiranën në kontekstin e ri historik. Mjafton për ta konkretizuar këtë edhe Projekti o Pazarit të Ri, ku Tirana ka tashmë pikën e saj të referimit, sa i përket shitjes së produkteve të freskëta ushqimore. Ndaj dhe sot aty gjen jo vetëm zonjat e lagjes që bëjnë pazar, por edhe ndonjë turist kureshtar për Tiranën historike. Edhe këtu ndryshimi ndodhi brenda një konteksti të ri historik.
Duhet pohuar pa druajtje se pavarësisht predikimeve, opozita minimizoi dukshëm rolin e saj me aksione e sllogane pa vlerë, të përdurura shpesh prej saj edhe si një garniturë demagogjike për të penguar realizimin e projekteve për transformimin e Tiranës.
Kështu u veprua edhe kundër projektit të pyllit orbital, por përmbushja e objektivit për të mbjellë 100 mijë pemë në kurorën e Tiranës e brenda saj deri më 21 mars i la skeptikët në humnerën e absurditetit të sajuar prej tyre.
Ashtu si edhe për projektet madhore, në projektin e pyllëzimit kryebashkiaku Veliaj pati mbështjen masive të qytetarëve dhe veçanërisht të elitës intelektuale të kryeqytetit.
Nuk ishte rastësi që përkrah kryebashkiakut Veliaj, në mbjelljen e pemëve, pothuajse çdo ditë të këtyre tre muajve të fundit, ishin personalitete të shquara, të moshave e profesioneve të ndryshme. Pemët u mbollën jo vetëm nga punonjësit e Agjencisë së Parqeve e Rekreacionit, të Drejtorive të Punëtorëve të Qytetit, Drejtorisë së Shërbimit Social dhe nga pothuajse e gjithë administrate e bashkisë, por dhe nga nxënësit e studenetët, artistët e sportistët, veteranët e LANÇ dhe nga përfaqësues të përfaqësive diplomatike në kryeqytetin tonë.
Në mënyrë modeste, por konsekuente, pa lëkundje, edhe në këtë aksion ata përshfaqën imazhin dhe vizionin e elitës intelektuale shqiptare. Aksioni u realizua brenda konceptit të potencialitetit, si një cilësi që karakterizon metropolin shqiptar, ku spikati aftësia e kryebashkiakut Veliaj dhe stafit të tij për të qenë gjithnjë në transformim të vazhdueshëm. Dhe ndërsa “përuronte” mbjelljen e pemës së njëqindmijtë, Veliaj premtoi vazhdimin e aksionit edhe përgjatë gjithë prillit, që mushkëria e Tiranës të mund të zgjerohet maksimalisht.
Në një kontekst të ri historik po zhvillohen e marrin formë edhe institucionet e traditës së Tiranës dhe po kësisoj edhe veprimtaritë e këtyre institucioneve. Nëse dikur ato ishin braktisur tërësisht, aktualisht kanë mbështetjen e bashkisë së Tiranës, mjafton që ato të konkurojnë me projekte ambicioze bashkëkohore.

SHKARKO APP