Disa zona në kryeqytet do të kenë shkëputje të energjisë elektrike, për disa orë, dy ditët në vijim, 29 dhe 30 tetor.
Sipas OSHEE, kjo vjen si pasojë e punimeve për rikonstruksionin e kabinave, ndërsa shkëputje të energjisë, ditën e nesërme, do të ketë për 6 orë, nga ora 09:00-16:00, pjesërisht në rrugët Mahmut Xhelili” dhe “Androkli Kostallari”.
Po ashtu, do të ketë shkëputje të energjisë elektrike edhe në fshatin Mucaj dhe një pjesë e Kasharit, ku rryma do të mungojë nga ora 09:30 deri në orën 13:00, ditën e nesërme.
Ndërsa më 30 tetor do të ketë shkëputje të energjisë, për 6 orë, pesërisht në rrugët: “Hysen Zhura”, “Mine Peza”, “Fortuziashtu”.
Njoftimi i plotë i OSHEE
Stakim, datat 29-30 Tetor
Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 29-30 tetor do të stakohet energjia në këto orare dhe zona
29 tetor
09:00-15:00
Pjesërisht rrugët: “Mahmut Xhelili”, “Androkli Kostallari”
09:30-13:00
Fshati Mucaj dhe një pjesë e Kasharit
30 tetor
09:00-15:00
Pjesërisht rrugët: “Hysen Zhura”, “Mine Peza”, “Fortuzi”
