“Titujt e nderit” në Shqipëri

Fadil Llubani/Në fundvitin e kaluar (2015)  në Itali u bota  libri: “Sistemi delle onorificenze dell’ Albania- (Titujt e nderit që jepen në Shqipëri) i shkruar nga Dr.Carmelo Cadalti, jurist dhe shkrimtar i njohur. Libri është pritur mjaft mirë nga lexues të ndryshëm Italian dhe emigrantet shqiptar, nga studiues, njohës dhe promovues të Shqipërisë.

Libri në 215 faqe të tij përshkruan në mënyrë kronologjike sistemin e titujve të nderit ose medaljet e dhëna në Shqipëri nga viti 1912 deri në ditët tona. Në kapitullin e parë trajtohen titujt e nderit të dhëna në Republikën e parë të Shqipërisë të Ismail Qemalit, në periudhën e Princ Vidit’, pastaj vazhdon në kapitujt e tjerë me periudhën e Mbretit Zog.  Një kapitull i veçantë i kushtohet medaljeve e titujve te nderit në periudhën e Socializmit . Në një kapitull të  veçantë paraqitet  sistemi i medaljeve të periudhës së vendosjes demokracisë dhe deri me sotme.

Në libër trajtohen e përshkruhen dhe ngjarjet politike politike të ndodhura për gjatë shekullit të kaluar të lidhura këto me sistemin e titujve të Nderit ose Medaljeve që janë dhenë. Libri ilustrohet me 162 fotografi bardh e zi dhe me ngjyra. Janë paraqitur Dekrete e Ligje te dala për dhënien Medaljeve në periudha të ndryshme të funksionimit të shtetit shqiptar.

Në bibliografinë e përdoruar, autori është referuar dhe ka shfrytëzuar botimet e ndryshme të studiuesve të njohur shqiptar si: prof  Munir Cami; prof. Luan Omari, prof. ass. Valentina Dukes, prof. Arben Puto  si dhe në veprën e Artan Lames  “Medaljet Shqiptare (1914-1944) dhe (1945-2002)”. Ky libër i shtypur në gjuhën Italiane vazhdon të këtë sukses. Emigrantet shqiptar jo vetëm për vete, por për fëmijët e tyre që i kanë lindur dhe po rriten në Itali, kanë filluar të shfaqin interes për botime të tilla. Ky botim është i njohur  dhe i shpërndarë në Presidencë, në Kryeministri e disa në ministritë, në Bashkinë e Tiranës dhe disa institucione të tjera qendrore në Shqipëri.

Kush është  Dr.Carmelo Cataldi? Ai është me profesion bazë Jurist. Është autor i disa botimeve madhore ne këtë fushë. Ai është aktual me shumë shkrime dhe botime që lidhen me gjyqësorin, avokatinë, gjykatat administrative, problemet mjedisore etj. Ai ka shkëlqyer në vitet e fundit dhe me disa botime të tjera që lidhen me historinë, gjuhësinë, etnografinë dhe jo vetëm në Itali.  Ai tashmë njihet në rrethet akademike italiane për aftësitë e tij shkencore dhe juridike, për interpretimin e ngjarjeve dhe fakteve historike të lidhura këto me një të drejtë juridike përkatëse.

Është kënaqësi  e veçantë, që kam mik këtë emër të madh; qe respekton dhe vlerëson ne shqiptaret dhe Shqipërinë. Botimi i tij i bën një shërbim të madh për njohjen dhe promovimin  e historisë së Shqipërisë ne Itali dhe jo vetëm. Ndoshta do ishte e udhës që ky botim të mundësohet dhe në gjuhen shqipe. Autori e dëshiron këtë.

 

SHKARKO APP