FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tjetër apel nga Leonardo DiCaprio: Lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar

Leonardo DiCaprio, aktori i famshëm hollivudian prej kohësh i është bashkuar apelit dhe fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri. Me anë të një postimi në Twitter, DiCaprio kërkon që Lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar. DiCaprio është shprehur se ky status ‘do ta mbrojë zonën nga digat dhe një kërcënim i ri si shpimet e naftës dhe gazit’.DiCaprio zgjodhi që postimin e tij ta shoqëronte me një artikull nga organizata ‘Global Wildlife Conservation’ të shkruar nga gazetarja Gege Li, një biokimiste e cila prej vitesh shkruan për natyrën në revista shkencore si ‘New Scientist’ apo ‘Chemistry World Magazine’.

Në artikull përmenden edhe protestat e vazhdueshme nga shoqëria civile dhe angazhimet e aktivistëve mjedisor apo dhe komunitetit shkencor për ta shpallur Vjosën Park Kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?