Top Channel arrin 1 milion ndjekës në YouTube! Kanali më i shikuar në të gjithë Shqipërin

Top Channel, ekrani më i madh në Shqipëri arrin 1 milion ndjekës në Youtube!

Me këtë shifër rekord Top Channel Albania është vërteton edhe një herë se është kanali më i ndjekur në platformën online, YouTube.

Ky kanal në YouTube ka bashkuar shqiptarët nga e gjithë bota nga SHBA, Kanadasë e Australisë, deri në vendet fqinje, pa lënë jashtë ato europiane si Gjermania, Anglia Italia, Zvicra, Franca e Belgjika.

Një gamë e larmishme emisionesh ka bërë që të gjithë shqiptarët ta konsiderojnë si kanalin e tyre të preferuar edhe në YouTube. Nga e hëna në të diel, maratona e të gjitha programeve televizive më të dashura për publikun e gjerë gjenden “online” në kohë reale, përmes kanalit të Top Channel Albania në YouTube, i cili tashmë gëzon 1 milion ndjekës besnik.

Nisur nga cilësia e lartë e programeve informative, argëtuese dhe edukuese, shumë shpejt nga data e krijimit të tij Top Channel fitoi betejën me konkurrencën duke thithur audiencën shqiptare edhe në YouTube duke u bërë kanali më i ndjekur në Shqipëri.

Ndërkohë programet e Top Channel në YouTube kanë thyer çdo rekord shikueshmërie.

SHKARKO APP