Trump i përgjigjet De Niro-s: Je një individ me koeficient të ulët inteligjence

Robert De Niro foli me tone të ashpra gjatë ditëve të kaluara për presidentin amerikan, Donald Trump gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Tony Awards”. Ai nuk kurseu asnjë fjalë për të ashtu quajturin “i pari i amerikanëve”.

Por, as Trump nuk ka ndenjur duarkryq. Ai ka reaguar përmes rrjeteve sociale kundër De Niros, duke u shprehur qe, aktori ka inteligjencë të ulët.

“Robert De Niro, një individ me koeficient të ulët inteligjence, ka marrë shumë goditje në kokë nga boksierë të vërtetë gjatë filmave të tij. Ma merr mendja se ai nuk e kupton se ekonomia është në momentin më të mirë, me punësimin në nivelet më të larta dhe shumë kompani që i sjellin të ardhurat në vendin tonë. Zgjohu i grushtuar!”, shkroi Trump në Twitter.

Kujtojmë se aktori fitues i “Oscar” mbajti një fjalim para publikut në ceremoninë e “Tony Awards” të dielën, ku tha se “Para së gjithash, dua të them f.ck Trump. Nuk ka më poshtë Trump-i, tani është F.ck Trump”.

Donald J. Trump

@realDonaldTrump

Robert De Niro, a very Low IQ individual, has received too many shots to the head by real boxers in movies. I watched him last night and truly believe he may be “punch-drunk.” I guess he doesn’t…

Donald J. Trump

@realDonaldTrump

Robert De Niro, a very Low IQ individual, has received too many shots to the head by real boxers in movies. I watched him last night and truly believe he may be “punch-drunk.” I guess he doesn’t…
…realize the economy is the best it’s ever been with employment being at an all time high, and many companies pouring back into our country. Wake up Punchy!

SHKARKO APP