Turizmi i aventurës në tre rajonet kufitare në Ballkan
Qendra TED, ose Qendra “Trajnim, Edukim, Demokraci”, po implementon projektin “Promovimi i Turizmit të Aventurës në zonën ndërkufitare në rajonet e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës”. Synimi mbetet për të mbështetur turizmin e qëndrueshëm dhe destinacioneve turistike në Qarkun Shkodër dhe Qarkun Kukës në Shqipëri, Bashkinë Rozaje dhe Bashkinë e Barit në Malin e Zi, dhe Komunën e Decanit dhe Komunën e Pejës në Kosovë përmes promovimit dhe aktiviteteve për rritjen e kapaciteteve për komunitetet lokale dhe sipërmarrësit e rinj.
Kjo do të arrihet duke përdorur mjete dixhitale dhe “online”, për të kontribuar në rritjen e aftësive të përfaqësuesve të NVM-ve në fushën e promovimit dhe marketingut dixhital, si dhe në rritjen e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit midis sipërmarrësve në zonën ndërkufitare të 3 ekonomive të synuara.
Kapja e këtyre objektivave do të realizohet përmes një fushate promocionale dixhitale për zonën e synuar, duke e promovuar si një destinacion të vetëm turistik. Gjithashtu, Qendra TED do të mbështesë të paktën 7 biznese, të përfshira në mënyrë aktive në projekt, me krijimin e profileve të tyre dixhitale.
Duke pasur në fokus rritjen e kapaciteteve, bashkëpunimin dhe forcimin e rrjetit të sipërmarrësve, Qendra TED do të organizojë trajnime, aktivitete B2B dhe tryeza të rrumbullakëta, duke përfshirë jo vetëm sipërmarrësit lokalë, por edhe përfaqësuesit e autoriteteve lokale, në lidhje me boshllëqet e sektorit të turizmit. Këto aktivitete zhvillohen përmes një granti të siguruar nga Projekti i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit.
Projekti po mbështet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga RCC në një përpjekje për të kontribuar në rritjen dhe konkurrencën e gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor duke mbështetur zhvillimin dhe promovimin e ofertës së përbashkët rajonale kulturore dhe të turizmit të aventurës.
Nëpërmjet zbatimit të këtij projekti, zonat e synuara në rajonin e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës do të promovohen si destinacione të turizmit të aventurës në nivel ndërkombëtar, duke i dhënë kështu më shumë nxitje turistëve që t’i vizitojnë ato. Projekti do të sjellë përfitime jo vetëm për turistët, por edhe për sipërmarrësit dhe komunitetin lokal në zonën ndërkufitare, të cilët do të ketë aftësi të rritura dixhitale dhe informatike në fushën e promovimit dhe marketingut në internet, si dhe një bashkëpunim të shtuar dhe rrjetëzim midis tyre.